“Patatja e nxehtë” e shamive nuk qenka në tryezën e Thaçit. Komisioni, i përçarë

Para dy ditësh u tha se çështja e mbajtjes së shamisë myslimane për vajzat në shkollat e ciklit të ulët dhe ato të mesme, ishte dërguar për miratim në tryezën e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Sot mediat kosovare raportojnë se komisioni përkatës për çështjet e lirisë fetare, pranë kryeministrit, nuk paska dhënë aspak një sugjerim unanim për këtë temë, e madje anëtarët e këtij komisioni kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta. Kryetari Amir Ahmeti, ka deklaruar se komisioni i ka dërguar rekomandimet kryeministrit, por një gjë e tillë është mohuar nga anëtari tjetër, Petrit Selimi. Me detyrën e zv.ministrit, Selimi ka insistuar në faktin se komisioni nuk është dakorduar për asgjë. Nga ana e vet Ministria e Arsimit mohon faktin se ka marrë ndonjë rekomandim për të ndryshuar udhëzimin administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në institucione shkollore.
Çështja që u diskutua fort këto ditë, duket se kësisoj do të vijë edhe ca vërdallë nëpër sirtarë, një mënyrë për kryeministrin Thaçi, që ta shmangë këtë “patate të nxehtë” nga aktualiteti i Prishtinës.
a.k
Comments
Thaçi nuk mund te aprovoje
<p>Thaçi nuk mund te aprovoje ligjet e shekulli te VII ne shekullin e XXI.</p>
Add new comment