Presidenti Obama shkon me pushime, “merr me vete” edhe Shtëpinë e Bardhë!

Postuar në 11 Gusht, 2013 11:44

Presidenti Obama ka filluar pushimet, por bash për këtë ai është kritikuar nga republikanët, pasi Presidentët bëjnë pushime të kufizuara. Lajmin dhe komentin e bën Zëri i Amerikës, sipas të cilit, Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney ka thënë se, megjithëse Presidenti ka ikur me pushime, për të nuk ka pushim të mirëfillta, se kudo që ndodhet, ai është Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe çdo ditë do të shpenzojë orë të tëra duke u informuar për ngjarjet kryesore dhe duke punuar për sfidat që ka përpara.

Megjithatë, shumë republikanë e kanë kritikuar Presidentin që shkoi me pushime në ishullin turistik Martha’s Vineyard. Kenneth Walsh, autor i historisë së pikave turistike presidenciale, thotë se gjithmonë ka pasur kritika të tilla. “Kurdo që një president shkon me pushime, opozita gjithmonë hidhet në kritika për faktin se Presidenti po shkon me paratë e taksapaguesve”. Thomas Alan Schwartz, profesor historie në Universitetin Vanderbilt në Nashvill të shtetit Tenesi, thotë se presidentët shpenzojnë një pjesë të mirë të kohës gjatë pushimeve në mbledhje me stafin e tyre dhe duke punuar për të zgjidhur problemet e vendit. Praktikisht ai e merr Shtëpinë e Bardhë me vete, kudo që ndodhet me pushime.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.