Malaj: Qeveria e re të mos funksionojë si “Kabineti i Kuzhinës”, por si një ekip i vetëm

Qeveria e re e Edi Ramës duhet të funksionojë si një ekip sa më të harmonizuar dhe sa më i aftë përballë sfidave të vështira që kanë ekonomia dhe buxheti i vendit. “Kjo është jetike për suksesin”, thotë në një intervistë për gazetën Mapo, ish deputeti socialist, Arben Malaj. Ai ka komentuar edhe mospërfshirjen në qeveri të aleatëve historikë të PS-së, përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim: “Të shpresojmë që fenomeni që në politikë emërtohet “Kabineti i Kuzhinës” të mos mbisundojë mënyrën e funksionimit të qeverisë së re. Importimi i modeleve të gatshme mund të rezultojë joefektiv në realitete kulturore dhe politike të ndryshme”, ka thënë Malaj. Nga ana tjetër, lidhur me “kastën” e vjetër të PS-së, e cila nuk u përfshi në qeveri, ai shpreson që ata të jenë pjesë aktive e përfaqësimit politik të PS-së. “Vota e 23 qershorit është votë shprese, shpresa është e madhe, ndaj sa më i vogël duhet të jetë zhgënjimi”, ka vijuar Malaj, duke shtuar se qeveria e ardhshme e koalicionit PS-LSI duhet të jenë si një ekip, ku secili ka mundësi të kontribuojë sepse “heshtja nuk është kontribut”.
Intervista e plotë http://mapo.al/2013/08/10/malaj-qeveria-te-mos-funksionoje-si-kabineti-i-kuzhines/
Re.Pu
Comments
Boll na cave trapin o zero me
<p>Boll na cave trapin o zero me bisht.</p>
Mund te na thuash se cili je
<p>Mund te na thuash se cili je ti mo0re qe kerkon te japesh mend ?. Me cfare statusi jep mendime e sugjerime ?. Shko e pusho tani se e tregoi vota e popullit sa te vlen lekura. Hajdut me cizme.</p>
Add new comment