Berisha në det, “punë dhe not”, por jo rekord të ri!...

Berisha nuk heq dorë nga pasioni i tij, noti. Pas lajmit të thyerjes së rekordit të këtij viti para disa javëve në Dhërmi, ku Berisha ka notuar për 150 minuta në ujërat e detit Jon, duke thyer rekordin e një viti më parë me 140 minuta, sot vjen “lajmi” i shoqëruar me një album prej 8 fotosh në faqen e tij në Facebook. “Lajmi” i titulluar nga vetë Berisha “Punë dhe not” nuk bën fjalë për ndonjë rekord të ri, veçse njofton vendndodhjen e vakancës së tij, detin e jugut, ndërsa nga fotot e albumit, ajo më kryesore është ajo familjare, ku Berisha pozon në det me bashkëshorten e tij, fëmijët, Argitën e Shkëlzenin dhe nipërit e mbesat.
Zh.
Comments
U lenc nam...
U lenc nam...
Add new comment