Lajmi për prefiksin e Kosovës: Serbia nuk e ka pranuar marrëveshjen për Telekom dhe as atë për energji

Postuar në 09 Gusht, 2013 11:42

Lajmi që u përhap dje në të gjitha mediet kosovare për marrëveshjen e telekomit ka qenë i pavërtetë dhe ka krijuar pezmatim në Kosovë.  Serbia nuk e ka pranuar marrëveshjen për telekom dhe as atë për energji. Zyrtarisht nuk ka ende marrëveshje të arritur dhe të gjitha lajmet mediale për gjoja pranimin e marrëveshjes nga Serbia, janë të pavërteta, ka thënë në një prononcim për Express këshilltari i Lartë i Kryeministrit të Republikës së Kosovës Bekim Çollaku. Zyrtarisht konfirmoj se Serbia ka dështuar t'i përmbahet premtimeve të dhëna në takimin e fundit në Bruksel në nivel të Kryeministrave se deri me datën 9 gusht do të pranonte draft-marrëveshjen në fushën e telekomunikacionit.  Zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Ljajic po ashtu ka deklaruar se marrëveshja në mes të Beogradit dhe Prishtinës për telekomin ende nuk është arritur. Ai tha se Beogradi ka ofruar një zgjidhje të re kompromisi dhe se presin një përgjigje të Prishtinës dhe Brukselit.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.