Arkiv-Lajme
Superpasaniku shqiptar, “zyrtarisht” Mane me 1.2 miliard USD
Tjetër ta dish me përafërsi apo ta marrësh me mend, dhe tjetër të ta konfirmojnë organizma të njohur. Kështu, gazeta Tema njofton se organizata e njohur britanike e vlerësimit të pasurive Wealth X ka zbuluar se cili është i pari miliarder në Shqipëri: Ai është Samir Mane, president i Balfin Group, që hapi në vend të parën qendër tregtare dhe park logjistik. Pasuria e tij mendohet se shkon në 1.2 miliard dollarë.
PD-ja, analizë dhe ripërtëritje strukturash. Po problemet me listat e anëtarësisë?
Burime zyrtare nga PD kanë pohuar për gazetën Panorama se në shtator do të nisë në këtë parti ripërtëritja e strukturave dhe analiza në seksione dhe grupseksione. Pas zgjedhjeve mblidhet Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar. Në shumicën e degëve, krerëve aktualë u ka përfunduar mandati për shkak se ata janë zgjedhur në muajt e parë të vitit 2009, ndërkohë që edhe ata kryetarë që janë ende me mandat, do të kalojnë në proces votëbesimi për shkak të humbjes së thellë që mori Partia Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit.
Dhuna bashkiake dhe disa versione. Totozani ndërhyn: Dajaku nuk është sjellja e duhur
Një ngjarje dhune dhe dy qëndrime, me personazh qëndror sërish shefin e inspektoriatit ndërtimor pranë bashkisë Tiranë, Florenc Hoxha. Ngjarja e ndodhur dje pranë gjimnazit “Çajupi”, e ilustruar edhe me pamje nga shqiptarja.com, tregon dhunën e ushtruar nga persona civilë që shoqëronin grupin bashkiak, ndaj një qytetari. Operacioni kishte të bënte me prishjen e një ndërtimi pa leje, ndërsa i dhunuari shoqërohet në makinën e policisë, me urdhër të Florenc Hoxhës, i cili ndodhet aty, teksa qytetari i thotë këtij të fundit: "Jam banor i zonës. Nuk kam lidhje me ngjarjen.
Qeveria e re do të reformojë agjencitë sekrete. Klosi: Shërbimet duhet të rikonceptohen
Pas Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një institucioni kontrollues financiar, duket se mazhoranca e re ka ndërmend të nisë edhe një reformë të thellë në fushën e shërbimeve sekrete në vend. E përditshmja Shqip, raporton se kjo reformë synon eliminimin një numri të konsiderueshëm agjencish, të cilat kanë krijuar një panoramë amullie të kompetencave dhe ndërveprimit ndaj qytetarëve.
Turi i Ramës, ndalesë në Athinë. Rikuperim me “pikën e dobët” të tij, diplomacinë
Pas Stambollit, Athina. Kryeministri i zgjedhur Edi Rama është takuar përreth një orë me kryeministrin grek Samaras. Takimi kishte për temë, “njohjen e diskutimin në funksion të një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”. Ky kapitull i ri, duket se do të shkruhet javën e parë të nëntorit, kur kryeministri Rama të jetë në detyrë. Në Tiranë do të vijë Presidenti grek Papulias i shoqëruar nga Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Venizellos. Çështja e paktit detar dhe toponimet e pasaportave janë që tani tema që dihet se do të shtrohen në tavolinë.
Italianët: Hashashi i Lazaratit, 4.5 miliardë euro!
Një konferencë e përbashkët për shtyp e drejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj me Drejtorin e Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni, zbuloi pak më parë përmasat dramatike të kultivimit të hashashit në territorin shqiptar. Policia italiane dha ndihmën në identifikimin e të mbjellave me kanabis me anë të avionëve të specializuar.
T.Shehu i cilëson amatoreske përkufizimet e Ramës mbi Turqinë
Jehona e vizitës së Edi Ramës në Turqi, por sidomos termat e përdorur për përshkrimin e saj nuk I kanë pëlqyer deputetit demokrat Tritan Shehu. Sipas tij, Rama po tregohet amator, pasi partnerët strategjikë të Shqipërisë janë Italia dhe Greqia. Shehu tregohet i kujdesshëm kundrejt Ankarasë kur në shënimin e tij në facebook thotë se “marrëdhëniet tona me Turqinë janë të shkëlqyera prej shumë vitesh e do të ngelin të tilla dhe në të ardhmen”. Por ama “nuk ka pse të spekulohet me këtë fakt e as pse të bëhen lajka të pështirosura”.
Shënim: Ngrohtësia turke e Ramës, një zgjidhje për krizën që e pret qeverinë
Energji, shëndetësi, turizëm dhe infrastrukturë. Këto ishin temat e bisedimeve mes delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama, dhe palës turke me kryeministrin Erdogan. Vizita dyditore në Stamboll, ku Rama kishte me vete disa prej ministrave (gjithashtu të ardhshëm), duhet thënë se ka diçka jashtë të zakonshmes.
Universitetet shqiptare në vendin e 800-të, të fundit fare në klasifikimin botëror të cilësisë!!!...
Edhe pse jemi ndër të parët në botë që kemi më shumë universitete në krahasim me numrin e popullsisë, fatkeqësisht jemi të fundit fare për nga cilësia e mësimdhënies në klasifikimin botëror. Gazeta Shqiptare boton sot lajmin se këtë vit universitetet shqiptare vazhdojnë të pozicionohen më keq se sa viti i kaluar. Web Ranking, agjencia prestigjioze e njohur në klasifikimin botëror të shkollave të larta në mbarë botën ka publikuar më 2 gusht klasifikimin e ri për vitin 2013.
Bukoshi do të mbështesë LDK-në në zhgjedhje, por PDK-ja e Thaçit nuk e pret mirë
Bujar Bukoshi, një nga themeluesit e Listës "Dr. Ibrahim Rugova", sot pjesë e koalicionit qeverisës që udhëhiqet nga PDK-ja e Hashim Thaçit, ka thënë në një intervistë për gazetën Express, se ka vendosur të mbështesë Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte dhe në ato parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. “Dëshira jonë është që LDK-ja të fitojë të gjitha komunat në zgjedhjet lokale e edhe në zgjedhjet parlamentare t'i fitojë shumicën e votave dhe të qeverisë me vendin”, është shprehur ai, duke shkaktuar debate brenda koalicionit qeverisës.