Arkiv-Lajme
Saimir Tahiri “fillon punën” si ministër i Brendshëm, komunikim me qytetarët në Facebook
Ministri i ri i Ministrisë së Brendshme iu ka kërkuar qytetarëve për të marrë të gjithë së bashku përgjegjësinë e institucionit që ai drejton. Ai ka thënë në një reagim në rrjetin social “Facebook” se qytetarët duhet të shprehin ankesat dhe sugjerimet në lidhje me Policinë e Shtetit.
Rama flet për “Kurbanin” në CNN Turk, moderatore një shqiptare
Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, ka promovuar sot librin e tij “Kurban” në turqisht. Rama ka dhënë një intervistë për televizionin CNN Turk, ku ka folur rreth librit të shkruar dy vjet më parë, por edhe lidhur me sfidat që e presin kabinetin e tij tashmë të konsoliduar.
Ndërkohë, paralelisht, Rama ka ndarë me ndjekësit në Tuiter dhe Facebook lajmin për intervistën, duke postuar edhe foto. Më vonë ai ka bërë një postim tjetër, ku flet për Hande Asik, drejtuese e lajmeve të jashtme të CNN-it Turk që e mori në intervistë.
Raporte pune apo “tortë”? Të shohim!… Rama mban 88% të punonjësve, por i “jep” Metës 78% të investimeve
Dy ditë pas prezantimit të qeverisë së re “Rama”, e cila pritet të nisë detyrën në fillim të muajit shtator, mund të themi se detyrat dhe funksionet e ndara mes dy forcave politike, PS dhe LSI, janë tepër interesante. Lëvizja Socialiste për Integrim siguroi 16 deputetë në zgjedhjet e qershorit, kurse Partia Socialiste mori 65 mandate, me një peshë në koalicion prej 80 për qind. Pavarësisht kësaj, duket se ministritë e LSI-së do të jenë “përcaktuese” në ecurinë e investimeve publike, kështu shkruan sot gazeta Shqip.
Mblidhet KQZ për një gjë që s’e bënte dot, ndarjen e mandateve. Lleshi: Nuk kemi kuorumin, të vendos kolegji
Siç ishte vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot në mesditë për shqyrtimin e projekt-vendimit “Për shpërndarjen e mandateve midis koalicioneve zgjedhore dhe partive politike që konkurrojnë më vete, për 12 Zonat Zgjedhore. Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi, tha atë që dihej, se institucioni që ajo drejton nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendim për ndarjen e mandateve të deputetëve. Ajo tha se tashmë çështja do t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor.
Mbledhja e sotme KQZ-ja vazhdoi me pika të tjera të rendit të ditës.
Zh.
Zbulohen pasuritë e ministrave të qeverisë së re. Rama: Lërini menjëherë bizneset!
Gjithmonë, por më tepër gjatë propozimit të kandidatëve për deputetë, Rama ka mbrojtur tezën e futjes së biznesmenëve të mëdhenj në skuadrën e tij të punës, pasi, sipas tij, ata i kanë plotësuar interesat e tyre, dhe do të mendojnë për interesat e vendit. Dhe vërtet në ekipin qeverisës ai ka shumë të tillë.
Qeveria e re, e menduar dhe ndërtuar me kujdes, ku ndërthuret profesionalizmi, përvoja dhe energjia e një brezi të ri, thotë Profesori i socialistëve
Këtë perceptim dhe konsideratë të parë ka Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, për qeverinë “Rama”, të cilën e ka shprehur në një intervistë në gazetën “Panorama”. Me këtë rast ai i uron sukses kësaj qeverie, pasi ka dalë nga një votë plebishitare dhe shpreh bindjen se do ta justifikojë besimin që i dhanë zgjedhësit e shumtë.
“E shoh si një kabinet me energji dhe potencial, të bazuar në përvojë për të përballuar sfidat e vështira që do të gjejë në ringritjen e vendit dhe të ekonomisë”, shprehet ai.
Mediat greke: Shenjë jo e mirë në fillimet e marrëdhënieve me Greqinë, asnjë minoritar në qeverinë “Rama”
“Rama, edhe pse zgjodhi të bashkëpunojë me partinë e minoritarëve PBDNJ, në përbërjen e qeverisë së tij nuk përfshiu asnjë anëtar të pakicës greke, gjë që ndodh për herë të parë që prej rënies së regjimit komunist, thuhet në përditshmen greke “Kathimerini”. Mediat greke e cilësojnë si një fillim i keq faktin se në qeverinë e re shqiptare nuk ka asnjë ministër me origjinë greke, përkundër marrëveshjes parazgjedhore me PPDNJ, që parashikonte portofol ministror për një politikan voriepirot.
Rama në New York në shtator, me Tony Blair dhe kreun e Bankës Botërore, hapi i parë i bashkëpunimit mes tyre
Pavarësisht se ende nuk janë deklaruar termat konkretë të bashkëpunimit, duket se hapi i parë dhe fillimi i punës do të jetë takimi i Nju Jorkut në shtator i Ramës me Toni Blair dhe presidentin e Bankës Botërore, Jim Kim.
Makina që transferojnë dokumenta nga Kryeministria në PD? Duket lajm i stisur
Në përditshmen Shqiptarja.com, vendin kryesor në faqe të parë e kish zënë një foto e Berishës, ku ky i fundit duket i vetëm vilën qeveritare në Dajt, i mbledhur kruspull, i trishtuar, me pantallona të shkurtëra, me një t-shirt bardhë e zi, me telekomandë në dorë (nuk dihet si e kanë shtënë në dorë foto, që ngjan me foton e famshme të Bin Ladenit në strofullën ku rrinte në Pakistan, me telekomandë në dorë gjithahstu, e me një batanije krahëve). Dhe mbi foto ish një titull me gërma të mëdha: Berisha transferon arkivin në zyrat e PD-së.
Ndahet nga jeta Berthold Beitz, i fundmi i Krupp-ëve, një nga menaxherët më të rëndësishëm të kohës së pasluftës
Megjithëse çeliku i tyre mbushi botën e u kthye në armë gjatë Luftës së Dytë Botërore, brezat e Kupp-ëve fituan respekt ndërkombëtar me qendresën kundër gjenocidit të nazistëve. "Trashëgimia e Krupp-ëve", "Diplomat pa mandat" dhe "I drejti i popujve", Berthold Beitz, i fundmi i Kuppëve, u nda nga jeta të martën në moshën 99 vjeçare. Në sajë të sukseseve të tij në rindërtimin e koncernit Krupp pas Luftës së Dytë Botërore, Beitz, i cili në shtator do të kishte mbushur 100 vjeç, vlerësohet si një nga menaxherët më të rëndësishëm të kohës së pasluftës.