Arkiv-Lajme

Rama shpall emrat e kabinetit të tij: 90% ministra për herë të parë

Postuar në 31 Korrik, 2013 04:26

Edi Rama ka prezantuar para pak minutash emrat e qeverisë së re. Në prezantimin e emrave, ai ka thënë se shqiptarët nuk na votuan për të ndërruar një K/ministër me një tjetër, dhe një qeveri me një tejtër. Ata votuan për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë dhe mënyrën e sjlljes së qeveirsë me zgjedhjes.

90%  e tyre e kanë për herë të parë karriken ministrore, dhe sipas vetë Ramës, ka më shumë gra se në çdo qeveri tjetër shqiptare.

 

Edi Rama – Kryeministër

Niko Peleshi – zv/Kryeministër

Greqia në luftë me gazetarin Marin Mema të TCH – vazhdon të jetë “non grata”

Postuar në 31 Korrik, 2013 02:55

Gazetari Marin Mema vazhdon të jetë “non-grata” në Greqi sepse... nuk ka pasur dokumentacion për kamerat? Kjo është përgjgija absurde e qeverisë greke kthyer përmes Zyrës Diplomatike të zv/ministrit të Jashtëm.

6 emra të sigurt ministrash, “rrjedhur” nga brenda LSI, ndër ta L. Koka e Y. Manjani

Postuar në 31 Korrik, 2013 02:07

Ndërsa të gjithë presin emrat e qeverisë së re, ca për kuriozitet, e ca sepse cilësia e qeverisjes do varet dhe nga këta emra, lista e me emrat e mundshëm qarkullojnë prej ditësh, shumica kundërshtuese ndaj njëra tjetrës.

Megjithatë, sot Shqiptarja.com boton 6 emra të sigurt ministrash. Gjëja që e bën të besueshme këtë 6-çe është se janë konfirmuar nga burime të besueshme brenda LSI.

Shqiptari i sotëm, si zvetënim moral i shtetit dhe qytetarit, thotë B.Haxhiu

Postuar në 30 Korrik, 2013 15:32

 

M.Doda i qëndron linjës së saj kritike për zgjedhjet në PD. Ama, Berisha është “ati shpirtëror i kombit”

Postuar në 30 Korrik, 2013 14:56

Sali Berisha është Rubikoni që nuk kalohet dot nga personazhet e njohura të Partisë Demokratike, të paktën nga ata që nuk janë larguar apo ftohur me PD-në. Anëtarja e kryesisë së PD, Mesila Doda, duke folur për Ilir Babaramon në A1Report, u qëndroi kritikave të mëparshme se gara për zgjedhjen e kryetarit të ri ishte e parregullt; ka pasur probleme të dukshme me listat, por jo vetëm kaq: Në fund të garës, Olldashi nuk po shihej si rival, por si një anti- figurë. Doda tha se është shqetësues fakti që PD është kthyer në një parti nëpunësish.

Transparenca financiare, po Fullani ka rol në këtë katandisje? Braçe mendon se po

Postuar në 30 Korrik, 2013 13:14

Transparenca e gjendjes financiare të vendit duket si një garë e hapur ku luftojnë të marrin flamurin shumë faktorë, siç ka titulluar sot shkrimin e saj hapës edhe gazeta Shqip. Lëvizjeve të kryeministrit të ardhshëm Rama në këtë drejtim, u ka paraprirë edhe guvernatori i Bankës Qëndrore Fullani, që sipas Shqip-it, “në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë do të diskutojë edhe për projektvendimin “Për miratimin e realizimit të objektit të prokurimit ‘Abonim pranë një agjencie renditjeje për një periudhë tre vjeçare’”.

Analiza: Zemërimi katolik me Bashën dhe e ardhmja e Jozefinës

Postuar në 30 Korrik, 2013 12:20

Në një shkrim me titull “Katolikët dhe PD-ja”, të publikuar tek Tema, autori Taulant Koplikaj eksploron pikërisht historikun e marrëdhënieve mes katolikëve shqiptarë dhe Partisë Demokratike. “Është pak të thuhet se katolikët e PD-së janë të zemëruar me zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së. Aq sa ka ëndërruar vetë zonja Topalli të marrë drejtimin e këtij formacioni politik, aq kanë qenë të gatshëm ata ta përkrahin masivisht në çdo betejë të mundshme.

Vendimi mbi dënimin e Berluskonit mund të ketë pasoja për gjithë Italinë!...

Postuar në 30 Korrik, 2013 10:58

Në Itali pritet me interes një vendim i Gjykatës Supreme të Apelit kundër ish-kryeministrit Berluskoni edhe për një shkak tjetër: Vendimi i gjykatës këtë radhë për evazion fiskal me transaksionet e koncernit të tij mediatik, Mediaset, mund të ketë pasoja për të gjithë Italinë.

"Il Giornale": “Renzi i Tiranës” fiton Shqipërinë, Berisha spostohet në Facebook, mbyllet era e tij

Postuar në 30 Korrik, 2013 10:34

Me një krahasim interesant të Edi Ramës me kryebashkiakun e Firences, Matteo Renzi, gazeta italiane "Il Giornale" ka analizuar sot fitoren e zgjedhjeve në Shqipëri nga mazhoranca e re dhe Edi Rama. Në analizën kushtuar zhvillimeve në vendin tonë, thuhet:

 Më shumë se një muaj nga rinumërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare  në Shqipëri, që nxorën fitues koalicionin e udhëhequr nga socialistët e Edi Ramës -ish-kryebashkiak i Tiranës, ndërsa Sali Berisha është sposuar në Facebook.

Ashton: U takova me ish presidentin Morsi. Është mirë

Postuar në 30 Korrik, 2013 10:17

Kushti i panegociueshëm i baroneshës Ashton për vizitën e saj në Egjipt, ishte takimi me ish presidentin Morsi, çka autoritetet e reja egjiptiane e plotësuan pa vonesë, njofton New York Times. Vizita e kryer nga kryediplomatja e BE-së (foto, me gjeneralin El Sisi), u shoqërua kësisoj edhe me një takim dy orësh me Mohamed Morsin në një vend sekret, shfaqja e parë publike e tij që pas 3 korrikut.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme