Arkiv-Lajme

Bamir Topi mbetet optimist. Në shtator, analiza e FRD-së

Postuar në 29 Korrik, 2013 11:38

Një takim i zgjeruar në selinë e Frymës së Re Demokratike në Tiranë, u thirr sot kryetari Bamir Topi, me praninë e kryesisë qendrore dhe kryetarëve të degëve nëpër rrethe. Kryetari Topi, iu drejtua anëtarësisë me një mesazh falënderimi për përkushtimin e të gjithëve në sfidën elektorale. “Ishte përkushtimi dhe karakteri pozitiv i gjithsecilit prej jush, që edhe pse nën presion të vazhdueshëm nga pushtetit e në disavantazh nga kodi elektoral, e bëri në një vit FRD-në konkurrente të denjë. E akoma më shumë, i siguron asaj vijimësinë e sigurt në skenën politike shqiptare”, tha Topi.

Policia e Vlorës prangos autorin 18 vjeçar. Tre viktimat janë vrarë kot; asnjë lidhje me konflikte

Postuar në 29 Korrik, 2013 10:56

I arrestuari si i dyshuar për përfshirje që sherrin banal që shkaktoi tre viktima në plazhin “Kalaja” midis Ujit të Ftohtë dhe Radhimës në Vlorë, Leo Osmeni, është identifikuar nga policia e Vlorës si autori i tragjedisë së djeshme. Përgjatë ditës, mediat dhanë versione të ndryshme të moshës, herë 25 e herë 19 vjeç. I riu me precedentë penalë, është 18 vjeçar dhe sipas drejtorit të policisë së Vlorës, arrestimi i autorit është kryer mbi bazën e provave të pakundërshtueshme.

Konfirmohet akuza ndaj Limajt: Krim i organizuar, korrupsion, keqpërdorim i pozitës zyrtare

Postuar në 29 Korrik, 2013 09:25

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dhënë sot vendimin për konfirmim të aktakuzës së ngritur ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve  me dosjen MTPT. Sipas aktvendimit të gjykatëses Gallan, Limajt i mbeten edhe katër vepra penale, ndër to krimi i organizuar, korrupsioni, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndërsa i hiqet vepra penale për armëmbajtje pa leje. Sipas EULEX, Kryetarja e trupit gjykues nga EULEX, konfirmoi shumicën e akuzave të përfshira në Aktakuzë dhe vendosi të procedojë me lëndën në shqyrtim gjyqësor.

Maqedonia hap konsullatën e saj në Durrës, raporton agjencia INA, ndërsa Shqipëria asnjë hap për atë të Manastirit!

Postuar në 29 Korrik, 2013 09:01

Kërkesa për të hapur një konsullatë në Durrës, është bërë që në kohën kur ishte president Bamir Topi, i cili ka thënë atëhere se nisma do shqyrtohet, kurse Ministria e Jashtme ka deklaruar në atë kohë se nuk mund të përballojë hapjen e saj, thuhet në njoftimin e organizatës Ilinden, megjithatë, “flamuri maqedonas po valëvitet edhe në Durrës”, shtojnë burimet. Lajmin se Maqedonia ka hapur konsullatën e saj në Durrës e raporton edhe  agjencia INA, e cila bën të ditur edhe se Konsull nderi është emëruar Aleksandër Pilo.

Shitja e “Anthony’s Pier 4” prek zemrat e mijëra shqiptarëve dhe personaliteteve botërore që kanë bujtur në të

Postuar në 29 Korrik, 2013 08:28

Mediat e Bostonit në Shtetet e Bashkuara njoftojnë se restoranti i famshëm i Bostonit dhe për një kohë të gjatë ikona e restoranteve në Amerikë, Anthony’s Pier 4, do të mbyllet përgjithmonë muajin e ardhëshëm.   Restoranti  Anthony’s Pier ishte hapur  në vitin 1963 nga Anthony Athanas, afaristi dhe patrioti i dalluar i komunitetit shiptaro-amerikan.  Për një kohë të gjatë ishte ndër pesë restorantet më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara, të ardhurat e të cilit gjatë viteve 80-të, arrinin në 12-milionë dollarë në vit, më shumë se çdo lokal tjetër i këtij lloji.  Sipas njërit prej djemëve t

Pasaportat me toponime greke, Totozani i kërkon llogari Min. së Jashtme...për herë të tretë

Postuar në 29 Korrik, 2013 07:45

 

PS tërhiqet nga Lezha. Gjiknuri: Për hir të çertifikimit të zgjedhjeve dhe fokusimit tek problemet e vendit

Postuar në 29 Korrik, 2013 06:59

Për hir të çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe trancizionit normal të pushtetit, Partia Socialiste tërhiqet nga kërkesa për përsëritjen e zgjedhjeve për qarkun e Lezhës brenda 4 javësh. Sipas Sekretarit për Çështjet Zgjedhore Damian Gjiknuri, PS do të aprovojë çdo kërkesë për hetim parlamentar të zgjedhjeve me mbledhjen e Kuvendit të ri, ndërsa i kërkoi drejtësisë shqiptare të vijojë hetimin e rasteve. “Për shkak të parregullsive zgjedhjet duhet të përsëriteshin brenda katër javëve në qarkun e Lezhës. Kjo do të konfirmonte 84 mandate të së majtës, apo edhe më shumë.

Ambasadori ynë në Greqi negocion për dorëzimin e të arratisurit shqiptar. Më në fund, një reagim.

Postuar në 29 Korrik, 2013 06:11

Më në fund një reagim zyrtar shqiptar për sagën e të burgosurve të arratisur nga burgu i Trikallës, që po ndiqen e eliminohen nga policia dhe forcat speciale greke në një odise disamujore gjurmimesh pranë kufirit. Ambasadori ynë në Greqi, Dashnor Dervishi është duke bërë negociata me autoritetet e ministrisë së Brendshme greke dhe policisë, për të mbërritur në dorëzimin e Ilir Kupës, i vetmi që ka mbetur nga grupi i tetë të arratisurve, pas vrasjes së Marian Kolës.

Gazetat sot hapen me masakrën e Radhimës. Detaje të dhimbshme për viktimat rastësore, dhe një akuzë

Postuar në 29 Korrik, 2013 05:49

Çmenduria e plazhit të Radhimës është kryetitull i gazetave kryesore në vend për ditën e sotme, me terma që variojnë nga “masakër”, në “terror”. Të shtënat me automatik mes turmës së pushuesve në rezortin turistik ditën e djeshme, morën jetët e Sokol Isufajt, mesa duket shënjestra e krimit, 17 vjeçarit Serdi Bajlozi nga Përrenjasi dhe 53 vjeçares vlonjate Diana Ademi.

Hillary Clinton do kandidojë për Presidente? Sot është më e sigurtë se sa dje

Postuar në 29 Korrik, 2013 04:36

Ka ca kohë që emri i Hillary Clinton-it ka dalë si kandidati i mundshëm për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. Madje, dhe largimi saj nga posti i kryediplomates thuhet se lidhet me këtë ambicje, të cilën ajo vetë nuk e ka konfirmuar. Por janë të shumtë ata që e nxisin në këtë drejtim. Nancy Pelosi e quajti Clinton-in pak kohë më parë si personin më të kualifikuar për të marrë atë përgjegjësi. Një kongresmen tjetër demokrat, Harry Reid, është shprehur se Clinton-i (Hillary) “mund ta bëjë punën e kreut të Shtëpisë së Bardhë edhe më mirë se sa i shoqi”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme