Arkiv-Lajme

Dy vajza me minifund, një wahhabist dhe ndjeshmëria fetare në Prishtinë e në Sarajevë

Postuar në 26 Korrik, 2013 10:52

Gazeta e Sarajevës “Bosnja e lirë” ka raportuar një sulm që një besimtar radikal (wahhabist, sakatësohet nga gazeta në fjalë) u ka bërë dy vajzave të reja 17 vjeçare, të cilat kishin veshur në rrugë pantallona të shkurtëra.

Berisha numëron tespiet, rreshton gjashtë “gabimet” e Ramës si Kryeministër (pa ministri e kryeministri)!

Postuar në 26 Korrik, 2013 10:44

Dy orë më pas, lajm i përditësuar:

Do të flas, se, midis atij që bën dhe atij që hesht përgjegjësi më të madhe ka ai që hesht, sepse ky i fundit është dhe frikacak… Ka thënë  thënë në një “dalje” tjetër në Facebook, dy orë më pas se “dalja” e mësipërme e kryeministrit në detyrë Sali Berisha.

Schröder, “mjeshtëri i momentit” i suksesshëm në gjithçka, edhe në luftën e Kosovës

Postuar në 26 Korrik, 2013 10:19

Sukseset që po korr prej vitesh ekonomia gjermane dhe rrjedhimisht edhe kancelarja Angela Merkel në aspektin politik janë meritë edhe e paraardhësit të saj, Gerhard Schröder. Mes viteve 1998 dhe 2005 Schröder si kryeministër i Gjermanisë reformoi tregun e punës dhe sistemet sociale dhe kështu krijoi mundësi për zhvillimin e ekonomisë gjermane, e cila pothuaj pa tronditje është përballur me krizën ekonomike, që ka përfshirë jo vetëm Evropën. Ndonëse socialdemokrat, Schröder hoqi dorë nga besimi i pakufishëm majtist se shteti duhet të zgjidhë të gjitha problemet e individit.

Gjykata shpall fajtor Hamdi Doçin, punësoi mbi 60 mësues tej normës së lejuar. Por sa “Doçër” të tjerë ka administrata shqiptare?!...

Postuar në 26 Korrik, 2013 10:01

Ish-drejtori i Drejtorisë Arsimore të Kamzës, Hamdi Doçi, është dënuar para disa ditësh nga Gjykata e Tiranës për shpërdorim detyre. Ai është gjetur fajtor për punësimet e mësuesve tej normave të lejuara. Skandali është bërë publik vitin e kaluar, pas denoncimeve të disa mësuesve se nuk merrnin rrogë, pavarësisht se kishin emërime definitive. Më pas, prokuroria filloi hetimet dhe gjeti shkelje në këtë drejtori arsimore, ku u dyshua se ishin rreth 60 mësues që ishin punësuar mbi normë, apo edhe vende që kishte në zonën e Kamzës.

Komiteti i OKB, thirrje për mbylljen sa më shpejtë të hetimeve për 21 janarin; për Shqipërinë, problem edhe trafiku i femrave dhe gjakmarrja

Postuar në 26 Korrik, 2013 06:41

Komiteti i OKB-se në raportin e tij për vendin tonë shpreh një sërë shqetësimesh, si dhunën ndaj femrave, trafikun ndaj tyre, si dhe fenomenin e gjakmarrjes. Por ccështja ku është ndalur më shumë është nevoja për një hetim të plotë për 21 janarin. Lajmine bën të ditur Neës 24 duke iu referuar raportit.

Sipas raportit, i bëhet thirrje shtetit shqiptar të përmbyllë hetimet për 21 janarin duke garantuar standardet ndërkombëtare të hetimit, ndërsa përgjegjësit e ngjarjes të ndëshkohen në mënyrën e duhur.

Ambientalistët lëvizin edhe "gurin e fundit”, Avokatin e Popullit, kundër ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë në kryeqytet

Postuar në 26 Korrik, 2013 06:21

Ambientalistët, të tronditur nga betonizimi që i është bërë kryeqytetit, duke i mohuar çdo tokë të gjelbër, kërkojnë që xhamia të mos ndërtohet në rrugën e Elbasanit. Kjo, pasi, sipas tyre, është e vetmja zonë jeshile që i ka rezistuar betonit. Krahas kërkesave dhe ankesave në instance të ndryshme shoqërore, ata kanë “lëvizur edhe gurin e fundit”, kanë dorëzuar ankesa me shkrim në zyrën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani, i cili ka zhvilluar dje një takim me përfaqësues të tyre.

Ekspertët kanë gjetur dhjetë herë më shumë vota se sa i duhen LSI₋së për mandatin e Kukësit, sot pritet Kolegji të vendosë

Postuar në 26 Korrik, 2013 05:59

Në mbledhjen e parafundit të gjykatës u vendos që një ekspert i PD-së dhe një i LSI-së të analizonin videon e numërimit të votave në KZAZ-në 9, që i përket Tropojës, ku LSI-ja pretendon se koalicionit të PD-së i janë shtuar 155 vota, të cilat i kanë dhënë kësaj partie mandatin e tretë.

Basha për deklaratën e djeshme të Patozit: Në PD, çdokush thotë atë që mendon…

Postuar në 26 Korrik, 2013 05:36

“Kemi harxhuar energji të panevojshme, zgjedhja e Bashës ka qenë e paracaktuar nga Berisha”. Kjo ka qene në esencë deklarata e Astrit Patozit, kryetarit të Grupit Parlamentar të PD₋së në emisionin Top Story dhe për të cilën Respublca ka njoftuar edhe më parë. Por e reja është se sot kësaj deklarate i është përgjigur Basha. Dhe, ç’ka thënë? Çudinë:  “Në PD, çdokush thotë atë që mendon, atë që do të thotë. Ne jemi dhe mbetemi parti e njerëzve të lirë.

Meta “është çuditur” nga guximi i Berishës për të kandiduar për herë të tretë

Postuar në 26 Korrik, 2013 04:53

Edhe Ilir Meta që e njeh mirë Berishën “është kapur në befasi” nga sjellja e këtij të fundit pas humbjes së zgjedhjeve. Një intervistë e tij për Ditën mbyllet me këtë argument.

Shënim: Basha, muaj të tërë pa shkelur në Bashki, tani edhe në Parti, dmth, “as te Api e as te Upi”!...

Postuar në 26 Korrik, 2013 02:13

Kryetar partie, pothuajse në të gjitha vendet e botës, është një punë (detyrë) me kohë të plotë, ndërsa te ne praktikën edhe Bashki edhe Parti e futi në mënyrë arrogante  dhe antiligjore Rama, gjë që, siç shohim tani, i interesoi edhe Berishës, duke zgjedhur kryetarin aktual të Bashkisë,  Sipas burimeve brenda bashkisë, Basha ka gati pesë muaj pa shkelur në bashki, të gjithë kohën në këta pesë muaj e ka shpenzuar për fushata zgjedhore partiake (në fillim në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, si kreu i stafit elektoral të Berishës për Tiranën dhe tash së fundi për zgjedhjet në PD, si nj

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme