Arkiv-Lajme
Një letër Lul Bashës, “kalorësit” të adminstratës
Ndërsa mediat spekullojnë me faktin që Berisha po pregatitet për një opozitë të egër toke të djegur e protestash bazuar mbi punonjësit e administratës që mendohet se do hidhen në rrugë, një letër i shkon kryetarit të partisë Lulëzim Basha nga dy ish-punonjës të Bashlisë Tiranë. Në këtë letër, i kujtohet sesi fshiu sapo erdhi në Bashki administratën para-ardhëse.
Një copëz nga letra:
Berisha komenton strukturën e qeverisë Rama dhe nuk lë pa futur pak luftë klasash
Nuk ka humbur kohë Kryeministri në ikje për të komentuar strukturën e re të kabinetit Rama, sigurisht në Facebook. Edhe pse dihen vetëm emrat e minsitrive, dhe jo përbërja, numri i stafit, etj.; edhe pse u tha se do të shkrihen shumë komitete e do të hollohet organika e Kryeministrisë vetë, z. Berisha e ka konsideruar automatikisht që qeveria po rrit me 30% shpenzimet për veten e saj. Bie në sy edhe stili popullorçe i të shkruarit: hajde qeveri, hajde; dhe vijimësia e luftës së klasave duke ri-përmendur mbiemrin “Koleka”:
“Fillim i mbarë për të luftuar krizën!
Lubonja: Berisha duhej penalizuar për humbjen e jo glorifikuar nga dy kandidatët. Basha, vështirë të dalë nga hija e Berishës
Fatos Lubonja ka komentuar zgjedhjen e Bashës në krye të PD për ABC News. Ai shprehet i shqetësuar më shumë për proçesin se për rezultatin (në favor të ndjeshëm të Bashës). “Dëgjuam Sali Berishën që i mbajti të gjithë përgejgjësitë, por nuk dëgjuam askënd të thotë që përgjegjësitë janë këto, një, dy, tre, katër...
Media nxjerr emrat e qeverisë së re (natyrisht nga burime jo zyrtare)
1 ditë pas daljes së Edi Ramës për të prezantuar strukturëne partisë, Shqiptarja.com boton listën e ministrave (info jo zyrtare) të përfolur për të qenë pjesë e kabinetit. Ndër ta vetëm Kryeminsitri dhe Zv/Kryeministri (Edmont Haxhinasto) do të mund të ruajnë dhe mandatin e deputetit, bashkë me postin qeverisës. Ndërkohë që dy aleatët tjerë që kanë nga një deputet në Kuvend, PBDNJ e Dules dhe Kristiandemokratët e Muslisë do të marrin nga një post ministror. Për disa nga ministritë përfliten dy emra njëkohësisht.
‘Gay Parade’ në Budva, por aktivistët LGBT janë ndodhur nën agresionin e turmave histerike
Disa dhjetëra aktivistë LGBT nga Mali i Zi, Maqedonia, e Shqipëria kanë provuar të bëjnë një “Gay Parade’ në qytetin turistik të Budvës, por e kanë parë veten nën një agresion të paparë. Disa qindra vetë, banorë e turistë, i kanë qëlluar me gurë, me shishe dhe sende të tjera të forta, dhe kanë lëshuar thirrje “vdekje pederastëve”. Përgjatë dy orëve policët e ndërhyrjes së shpejtë të pajisur me skafandra e patën të vështirë të mbronin aktivistët LGBT, dhe ish në sajë të tyre, megjithatë, që nuk pati të lënduar.
Të gjithë në twitter. Obama e Papa Françesku më shumë se të tjerët
Maliqi komenton Kurtin. “Po ndërron kurs, por jo natyrë”, thotë në thelb
Në një shkrim të tijin të publikuar në Express, Shkëlzen Maliqi flet për një fjalim të mbajtur nga Albin Kurti. Nuk e thotë se ku është mbajtur ky fjalim, por jep përmbajtjen e tij: “Ai flet për një zhvillim në rritje nga Republika e parë e vitit 1990, pastaj ndodhi Republika e dytë e vitit 2008, kurse Republika e tretë duhet të ndodhë sa më shpejtë nën kujdesin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe vetë Vizionarit të saj, Albin Kurtit”.
Snowden, frymëmarrje lirie -por me "oksigjen" që e mban në dorë Putini
Autoritetet ruse vendosën të lejojnë Edward Snowden të largohet nga zona tranzitore e aeroportit të Moskës.
Sipas agjensive, Zyra Federale e Emigracionit në Rusi tha se shumë shpejt, 30-vjeçari do të pajiset me një dokument që do t’i dorëzohet avokatit të tij. Dokumenti i siguron lëvizje të lirë në zonën tranzitore të aeroportit Sheremetyevo të Moskës, zonë të cilën nuk mund të kalonte për shkak të mungesës së dokumentacioneve, që iu pezulluan nga autoritetet amerikane.
Ngacmime seksuale në Ushtri! Çfarë do të marrim vesh nëse nisin të flasin dhe “të tjerët”??
Një raport i fundit ka zbuluar një situate aspak të këndëshme në Forcat e Armatosura shqiptare, pasi sipastë dhënave 1 në 12 ushtarakë të FA-së, nga 170 të tillë të anketuar, pranojnë se kanë qenë pre e ngacmimeve apo abuzimeve seksuale nga kolegët e tyre,njofton balkanweb.
Në total 14 ushtarakë nga të cilët 11 femra dhe 3 meshkuj kanë pohuar se kanë qenë pre e këtyre ngacmimeve, të cilat më pas nuk kanë preferuar t’i denoncojnë pasi nuk kishin besim tek zgjidhja e tyre.
DATABASE i aplikimeve për punë i PS-së, sa shumë të diplomuar... të papunë!
Në një intervistë te Java, deputetja e PS Milena Harito flet për inisiativën e aplikimit online për punë, që shumë vetë e konsideruan si një „fshesë“ të pritshme në administratë. Ajo e hedh poshtë këtë, duke ritheksuar se të dhënat janë vetëm si bazë informacioni.
Interesante janë të dhënat që vijnë prej andej. Fluksi thuhet të ketë qenë shumë i lartë, mbi 1 mijë aplikime në ditë gjatë javës së parë, dhe edhe vetë Harito e shpjegon me papunësinë e lartë.
Sipas saj, raporti mes aplikantëve meshkuj dhe atyre femra është një raport i drejtë 45% gra dhe 55% burra.