Arkiv-Lajme

Sami Repishti tregon për shtetin e dështuar dhe ia shtron Kryetarit të ri në këtë „momentin të privilegjuem“ që ai t’i ndryshojë...

Postuar në 24 Korrik, 2013 10:26

Gjithkush ka një (a më shumë) kërkesë për t’i bërë kryetarit të ri të PD-së, përsa kohë askush nuk ka pasur shpresë e për rrjedhojë as ka marrë mundimin që t’ia shtrojë ish-Kryetarit.

Edhe sami Repishti në një shkrim te Panorama  e sotme bën të njëjtën gjë. Në fillim ai i bën një analizë të gjatë sistemit tonë qeverisës ku nuk merrej ku nis shteti e ku përfundon partia:

Bullgari, fare pranë nesh e me halle si tonat: protestuesit rrethojnë parlamentin. Asnjë i vrarë!

Postuar në 24 Korrik, 2013 09:46

Policia i dha fund sot një rrethimi tetë-orësh të parlamentit të Bullgarisë, duke nxjerrë më shumë se 100 ministra, deputetë dhe gazetarë të cilët kishin qenë të bllokuar brenda në dnërtesë gjatë natës në një prej protestave anti-korrupsion nga protestuesit që kërkojnë të rrëzojnë qeverinë me prirje të majta.

Bllokada ishte kulmi i protestave që zgjatën një javë e ku pati dhe përleshje me policinë, shkaktuar nga një vendim të qeverisë për emërimin si kreu i Agjensisë Kombëtare të Sigurimit i manjatit të mediave Deljan Peevski.

Lubonjë, lëre Ramushin “dje”. Ramushi “sot” ka disa pyetje që kërkojnë përgjigje

Postuar në 24 Korrik, 2013 09:29

Shkrimi i Lubonjës mbi Haradinajn, që ngjalli shumë debat, fokusohet mbi prezmimin e krimeve të luftës nga ana e këtij të fundit. Ndjeshmëria përkëtej kufirit – siç e përshkruan dhe Lubonja në artikull – u fokusua kryesisht rrotull heroit, “kush je ti të na prekësh heroin”, “kush je ti të ulësh luftën” etj. Por, ndjeshmëria matanë kufirit është më konkrete.

Rama paraqet strukturën: Reformë e thellë në Ministritë Kryesore, ndahen Transportet, bashkohet Arsimi me Sportin, zhduket Ministria e Inovacionit. Emrat e ministrave, në gusht

Postuar në 24 Korrik, 2013 08:21

Kryeministri në ngjitje, Edi Rama, ka përcjellë para pak çastesh për mediat strukturën e qeverisë së tij. Sipas z. Rama, ajo është ndërtuar mbi bazën e prioriteteve e nevojave që ka vendi, dhe se për të janë konsultuar shumë struktura (sidomos) qeverish në vendet e reja të BE.

Përgjegjësitë e qarta mes sektorëve dhe shpenzimet më të ulëta nga taksat janë fokusi i kësaj strukture.

Zogaj: “Basha, lider i lindur” dhe jep 2 arsye pse e votuan masivisht

Postuar në 24 Korrik, 2013 07:45

Zogaj ka komentuar në ABC News zgjedhjen e Bashës.

Sipas Zogajt, anëtarësia anonte më shumë nga Basha, ndërsa Olldashi mbështetej më shumë nga disa drejtues partiakë. Për Zogajn me Bashën fillon një histori e re, një erë e re.

Në plarformën e Bashës, Zogaj mendon se ka ndikuar premtimi i Bashës se do t’i dëgjojë... deri dhe në pyetjen referendare të anëtarësisë. Për të, anëtarët e PD-së janë shpërfillur “janë ftuar të mbushin sheshet, por nuk janë përfillur”. Basha, do t’i përfillë!

Për Zogajn, Basha ka diçka të lindur prej lideri. Komunikon por edhe elektrizon.

Në 3 pritet njoftimi i strukturës së qeverisë së re nga Rama

Postuar në 24 Korrik, 2013 06:32

Kryetari i PS-së Edi Rama informon në Twitter se do të paraqesë strukturën e qeverisë së re në një konferencë për shtyp në orën 15:00. “Sot në 15.00 live tv paraqes strukturën e qeverisë së re”- shkruan Rama.
Rama do ta prezantojë strukturën një ditë pasi zhvilloi një takim me kreun e LSI-së Ilir Meta në selinë e PS. Përgjgija tërë “fresk” e Metës tregon se akordi është arritur.

Olldashi ka komplikuar jetën e vet me një kandidim krejt të pafat

Postuar në 24 Korrik, 2013 06:19

Ç’do të bëjë Sokol Olldashi pas kësaj gare, në të cilën, pasi doli i mundur, e denoncoi si të deformuar e problematike? Ka shumë spekullime në xhiro. Flitet se ai, tok me të vetët (Bode, Patozi, Ruli, Doda, etj), do të bëjnë opozitë brenda opozitës; ca të tjerë shkojnë më tutje, duke thënë se ai do largohet nga PD-ja për të krijuar një parti më vete, apo për t’u bashkuar me Topin. Por kjo e fundit duket si më pak e mundshmja për të ndodhur. Në konferencën për shtyp në ministrinë e transporteve ai nuk bëri aluzione e nëntekste të tilla.

Mustafaj njeh legjitimitetin e Bashës... dhe i vë një “detyrë” të parealizueshme!

Postuar në 24 Korrik, 2013 06:06

I pyetur nga Ilir Paço në një intervistë në TCH, Besnik Mustafaj zë një pozicion as mish as peshk, duke njohur legjitimitetin e Bashës por duke i kërkuar që këtë legjitimitet ta vërë përmes “eliminimit” të Berishës.

Voix de la Méditerranée: Një vit pas vdekjes së Ali Podrimjes, dhe një poezi e Rita Petro Filipit

Postuar në 24 Korrik, 2013 04:46

Poetja jonë Rita Petro Filipi ka qenë në Festivalin poetik të Francës “Voix de la Méditerranée”, për të cilin shqiptarët morën vesh më shumë vitin e shkuar, kur në ditët e qëndrimit atje gjeti vdekjen poeti Ali Podrimja. Këtij të fundit, siç pritej, i është bërë një homazh në çelje të festivalit.

Biografia e re: “Enver Hoxha u pushua nga Liceu se shkonte me nxënëset…” dhe horrllëqet e tij në bordellot e kohës…

Postuar në 24 Korrik, 2013 04:44

E propaganduar gjerësisht gjatë viteve të diktaturës sikur u pushua nga Liceu i Korçës se mori pjesë në sabotimin e një manifestimi fashist në vitin 1939, madje duke kundër-demonstruar, por faktet e reja thonë se Enver Hoxha u pushua sepse kishte marrëdhënie intime me nxënëset. Sipas faksimileve të botuara, ai është pushuar më 13 nëntor, 15 ditë para demonstratës së 28 nëntorit.

Lidhjet intime me nxënëset në Lice, ku u jepte atyre lëndën e Moralit, kanë qenë arsyeja e vërtetë e pushimit. Duke e ditur,Enveri kërkoi transferim nëGjirokastër, por edhe aty shkarkohet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme