Arkiv-Lajme
Basha është kryetar i PD-së, por … hë për hë është Berisha ai që ka fjalën
Lulzim Basha ka fituar postin e kreut të PD-së, por nuk ndihet. Flet për të Sali Berisha. Ai foli ditën e votimit për këtë post, ai foli pas votimit, ai foli gjatë numërimit të votave, ai foli pas numërimit, kur u bë e qartë se Basha fitoi 80% të votave, ai bëri një konferencë për shtypin lidhur me këtë fitore, ai ka dalë dhe këto ditë si kryeministër. Dhe ja, ai ka dalë dhe sot. Ja çfarë u thotë miqve të facebook-ut me logjikën “me u gjend Kola në punë”:
M. Nano i “jep” Berishës më shumë se ç’i “takon”
Mustafa Nano analizon sot në një shkrim te Shqip “vjedhjen” e votave të PD në Lezhë, në krahasim me me atë të 2009, kur socialistët kërkonin të hapen kutitë, por Berisha ua refuzonte prerë.
Sipas Nanos, situatat perceptohen se janë identitike por nuk janë, sepse “atë vit socialistët kanë kërkuar atë që demokratët kërkuan tani, katër vjet më vonë, me rinumërimin e votave në 10 qendra votimi të Lezhës për shkak të dyshimeve e fakteve që kishin gjetur. Dhe votat u rinumëruan. Berisha pra mori këtë herë atë që ai vetë ua refuzoi socialistëve katër vjet më parë.”
Rama flet për INSTAT-in dhe auditimin ndërkombëtar, kurse Fullani duket se po bën çmos që ai të jetë i kënaqur
Në një takim të nismuar nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani, me drejtues të bankave që operojnë në Shqipëri ishte i ftuar dhe Kryeministri në ngjitje, Edi Rama.
"E vërteta e ekonomisë tonë do të dalë në pah, pasi dimë vetëm gjysëm të vërtetën", tha Rama që pavarësisht programit të vlerësimit të sektorit financiar me ndihmën e FMN-së dhe BB-së, sapo nisur nga Fullani, foli dhe për auditimin tjetër ndërkombëtar:
Baze komenton figurat e PD që i shpresojnë tek “lideri” i ri Basha, dhe ua heq krejt shpresën
A vlen të pranohet shkelja e rregullave të lojës në zgjedhjen e Kryetarit të ri të PD, me shpresën se ky i fundit, do fillojë të prodhojë ligjshmëri (brenda PD-së) në të ardhmen?
Mero Baze në editorialin e tij të përditshëm te Tema, komenton reagimet e një sërë figurash të respektuara të Partisë Demokratike, të cilët janë larguar ose anashkaluar nga ajo parti për mungesë të rregullave të lojës, që duket se kanë vetëm një shpresë, atë më sipër.
Shkruan Baze për Mustafajn:
Lubonja sheh shenja të këqija te sjellja e PD-së së pas 23qershorit
Shenja të këqija, i konsideron Lubonja në shkrimin e tij të Panorama sot zhvillimet e fundit në PD, si dhe perspektivën e modaliteteve të opozitës së ardhme.
Ja si e nis shkrimin Lubonja:
“Të vësh bast se opozita me Edi Ramën në krye do të dështojë, më duket një punë jo e mençur. Kjo do të thotë të mendosh vetëm për pushtetin tënd dhe aspak për të gjithë ata shqiptarë që nga ky dështim do të fundosen edhe më shumë se ç’janë fundosur deri më tani. Neve nuk na duhet një opozitarizëm i tillë siç paralajmëroi fushata për kryetarin e ri të PD-së.”
Pse duhet një student i ri shqiptar të vdesë në Siri në një luftë civile-fetare të huaj?
I ri, student, ka dhe emrin Atdhe, por ka rënë “dëshmor” për një atdhe të huaj ku bëhet një luftë civile. Portali i gazetës “Zëri” njofton se Atdhe Deva është shqiptari i radhës që është vrarë pardje në Siri. Deva ka qenë student në Fakultetin Teknik në Prishtinë, sipas portalit 'Ilirida'. Ueb-faqja po ashtu ka postuar një foto ku duket ai në një takim me të rinj të tjerë. Deva raportohet se ishte i dhënë pas fesë Islame. Ndërkaq shumë prej atyre që e kanë njohur, kanë konfirmuar vrasjen e tij për ueb-faqen e sipër-përmendur.
k.c.
Shërbëtori i Enverit: nuk dinte as të zbërthente revolen...
Nga biografia e re për Enver Hoxhën * e dr. Vasfi Barutit, Panorama sot ka shkëputur pjesën e marrëdhënies së tij me kunatin Bahri Omarin, që Enveri e dënoi personalisht me bashkëpunim.
“Auto-da-fé-ja” e një eksponenti të AAK-së: Bën listë njerëzish “me gen të fëlliqur”
Struktura e re e qeverisë? Blogu ‘Peizazhe të Fjalës’ bën një strukturë të vetën. Satirike.
Menjëherë pasi Edi Rama bëri publike strukturën e re të qeverisë, shtypi është dhënë i tëri pas komenteve mbi të e pas spekullimeve mbi emrat e ministrave të ardhshëm. Por dikush në blogun e Ardian Vehbiut kish gjetur një mënyrë origjinale për të komentuar këtë ngjarje e për të përqeshur interesin morboz mediatik; kish bërë, si të thuash, një strukturë të vetën të qeverisë, e cila duket më adeguate e më domethënëse se çdo strukturë zyrtare apo legale, ndonëse ka natyrë satirike e denoncuese. Ja struktura që “propozon” një nga autorët e këtij blogu:
Vazhdojnë spekulimet mbi emrat e ministrave, GSH,me një listë krejt të “re”
Edhe Gazeta Shqiptare ka dalë sot me një version të vetin të emrave për ministra të kabinetit Rama.
Po të vësh re spekulimet mediatike të vetmit emra që duken të “sigurt” janë të Kryeministrit dhe zv/Kryeministrit, Rama dhe Haxhinasto. Për emrat e tjerë, sekreti fle në kokën e Ramës dhe të Metës, përderisa nga njëra gazetë te tjetra ndryshojnë thellësisht (në varësi nga “burimet” e gazetave të ndryshme)
Lista e GSH:
Kryeministri Edi Rama
Zv/Kryeministri Edmond Haxhinasto