Arkiv-Lajme

BBC reportazh për Shqipërinë: Befasia e këndshme e një vendi që po ndryshon për mirë

Postuar në 28 Korrik, 2013 04:54

Korrespondentja e BBC-së, Julia Langdon, ka zbuluar një pjesë të Shqipërisë pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe është habitur jo pak nga ajo çfarë priste të gjente dhe çfarë gjeti me të shkelur aty. “Tani po i afrohem Sarandës, për herë të parë në jetën time. Jam me një motor uji dhe e përgatitur për t’u përballur me vapën e madhe, varfërinë dhe fëmijët që lypin. Por jo! Gjëja e fundit që prisja të shihja ishin çadrat e plazhit, baret, hotelet dhe dyqanet luksoze të mbushura me vizitorë, megjithëse duket që pak prej tyre janë të huaj”, ka thënë korrespondentja e BBC-së.

PD-ja e Beratit sulmon Astrit Patozin: Ai nuk ua di emrat kryetarëve të partisë në rrethe

Postuar në 28 Korrik, 2013 03:54

Ndërsa Gazeta Shqiptare informon se Sokol Olldashi nuk do ta ankimojë rezultatin e zgjedhjeve brenda PD-së, sulmet ndaj Astrit Patozit për deklaratat e tij mbi procesin, vijnë edhe nga baza e demokratëve. Kryetari i PD-së në Berat, Arenc Berati, ka thënë për gazetën se deklaratat e Patozit ishin jo dinjitoze dhe për më tepër ai nuk mbante asnjë lidhje me bazën. “Jam i bindur se po të pyetet Patozi se kush është kryetari i PD-së në rrethin e Beratit, apo ndonjë rreth tjetër, ai nuk e di. E pra, kjo është puna që Patozi ka bërë si nënkryetar i PD-së”.

Basha është protektor i interesave të Berishës, thotë Selami Xhepa

Postuar në 28 Korrik, 2013 03:02

Selami Xhepa, njëri nga ish deputetët e PD-së që u la jashtë listave të kandidatëve në 23 qershor, ka dhënë një intervistë për Shqiptarja.com, në të cilën thotë se gara brenda partisë u krye me nxitim dhe për pasojë, e deformuar. Ai mbështet reagimin e Astrit Patozit, duke këshilluar që e gjithë Kryesia e PD-së të bëjë të njëjtën gjë, por nga ana tjetër thotë se selia blu do ta vuajë deformimin e zgjedhjeve për Kryetar në të ardhmen. “Fakti që z. Basha ishte i përzgjedhur si pasardhës dhe shihet nga shumëkush si protektor i interesave politike të vetë z.

Gjykata e Lartë mbyll formalisht procesin e Gërdecit, pa asnjë përgjegjës

Postuar në 27 Korrik, 2013 14:05

Duket se fati i tragjedisë së Gërdecit, ku pesë vjet më parë humbën jetën 26 njerëz, është shkruar prej kohësh. Gjykata e Lartë thuajse e ka mbyllur formalisht atë, pasi në datën 19 korrik ka vendosur që të mos pranojë shqyrtimin e ankimimeve që mund të vijnë nga ana e Prokurorisë për këtë proces, shkruan Shekulli. Pesë vjet nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve të Gërdec, gjykatat nuk ka gjetur asnjë përgjegjës për këtë tragjedi. Prej kohësh proceset gjyqësore u zvarritën, derisa u mbyllën me disa të akuzuar, por asnjë të dënuar.

Posti i zëvendës ministrit nuk bën për mua, thotë Paskal Milo

Postuar në 27 Korrik, 2013 13:09

Pas takimit në selinë e Partisë Socialiste, aleatët e koalicionit të majtë kanë marrë konfirmimin se PS-ja do t’i qëndrojë marrëveshjes me ta. Madje, është caktuar edhe një koordinator, i cili do të bëjë ndërmjetësin për ndarjen e posteve deri në shtator. Por, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, thotë se nuk është i nevojshëm një koordinator për të komunikuar me kryesocialistin Rama. “Në 8 vite kemi pasur komunikim të drejtpërndrejtë dhe nuk besoj se marrëdhënia mes PDS-së dhe PS-së do bëhet mes një të treti”, ka thënë Milo për gazetën “Sot”.

Kush është Donald Lu, pasardhësi i Arvizusë dhe ambasadori i ri i SHBA-së në Tiranë

Postuar në 27 Korrik, 2013 11:33

Përmes një deklarate të shkurtër për shtyp në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Barak Obama ka zyrtarizuar emrin e Ambasadorit të ri të SHBA-së në Tiranë. Donald Lu, i cili do të zërë vendin e ambasadorit Aleksandër Arvizu, është një diplomat karriere dhe aktualisht shërben si Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Nju Delhi të Indisë. Më parë ai ka shërbyer në ambasadën amerikane në Baku të Azerbajxhanit si i Ngarkuar me Punë nga viti 2009-2010 dhe si Zëvendës Shef i Misionit nga 2007-2009.

Kutitë e rinumëruara të Kukësit konfirmojnë rezultatin 3 me 1 në favor të PD-së

Postuar në 27 Korrik, 2013 10:22

Lëvizja Socialiste për Integrim shpresonte vërtet në një mandat deputeti në Qarkun e Kukësit, por rezultati i rinumërimit të 15 qendrave të votimit nga Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë Partisë Demokratike. Në kutitë e numëruara nga kolegji, u vunë re disa ndryshime të vogla me nga 1-2 vota në krahasim me shifrat e pasqyruara në proces-verbalet e ZAZ-së, të cilat nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar. Megjithatë, përfaqësuesit e LSI-së u shprehën se dy kutitë që u numëruan të fundit (nr. 0441 dhe 0464) kishin mospërputhje të kodeve, duke hedhur hije mbi tjetërsimin e votës.

Gjatë presidencës tonë do të ecim përpara me statusin, thotë ministri i Jashtëm lituanez

Postuar në 27 Korrik, 2013 09:07

Lituania ka marrë Presidencën e Bashkimit Europian në gjashtë muajt e ardhshëm dhe ajo e sheh si të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë brenda këtij viti. Por në një intervistë për Albanian Screen, shefi i presidencës lituaneze, ministri i Jashtëm, Linas Linkevicius, shprehet se për t’ia arritur qëllimit Tirana duhet të administrojë një tranzicion të qetë të pushtetit. “Shqipëria kaloi një test shumë të rëndësishëm, atë të zgjedhjeve. Tani ajo ka një tjetër test, një tranzicion të qetë.

Putin: Kosova është tokë serbe dhe ne do t’i përkrahim serbët në ruajtjen e territorit të tyre

Postuar në 27 Korrik, 2013 08:14

Në një kohë kur ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, lajmëron se numri i shteteve që kanë njohur pavarësinë e vendit ka mbërritur në 101, vjen një deklaratë e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili thotë se Kosova është territor serb. “Moska, edhe më tej në skenën ndërkombëtare, do të mbajë qëndrimin se Kosova është juridikisht territor serb”. Sipas gazetës serbe, “Novosti”, Putin e ka bërë këtë deklaratë gjatë takimit me kreun e kishës serbe, Irinej.

Edi Rama thotë se do të pastrojë dhe jo spastrojë, administratën. Basha në krye të PD? “Asgjë e re”

Postuar në 27 Korrik, 2013 07:14

Në një intervistë për gazetën Dita, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, është fokusuar tek struktura e re e qeverisë, duke cilësuar si sfidën e tij të parë përzgjedhjen e një ekipi të mirë. Rama ka folur për pastrim dhe jo spastrim të administratës shtetërore, duke hedhur poshtë kritikat që i kanë ardhur nga kundërshtarët. “Dhe pastrimi s’do nisë nga qëllimi për të hequr njerëz, po për të hequr parazitët e panumërt që gëlojnë në strukturën e ekzekutivit nga qendra në gjithë territorin”, thotë ai.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme