Basha u votua edhe si delfin i Berishës, edhe për sjelljen e tij ndryshe nga Berisha, thotë Preç Zogaj

Postuar në 27 Korrik, 2013 06:11

Në një analizë të botuar sot në gazetën Mapo, Preç Zogaj jep një këndvështrim të ri për arsyet që sollën fitoren e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Sipas tij, fitorja e kryebashkiakut të Tiranë është aq e thellë sa nuk lë vend për pikëpyetje. “Në bindjen time, të mbështetur  edhe në testime të rastit që kam bërë në Tiranë, Lezhë dhe në Vlorë, Basha ka marrë vota, sa për shkak të  përshtypjes që ka si delfin i Berishës, aq  edhe për arsyen e kundërt, që në sjelljen dhe qëndrimet e tij nuk reflekton  ato sjellje që më kanë shtyrë mua  të formuloj dikur termin “berishizëm”, si tundim për pushtet absolut, deri në  mosrespektim të parimit të pavarësisë së pushteteve, shkruan Zogaj. Nga ana tjetër, ai u jep një këshillë atyre që kundërshtojnë procesin, duke shtuar se nëse nuk kanë fakte për shkelje të fshehtësisë  së votimit, për futje votash apo manipulime në numërim, do të ishte mirë t’i urojnë fitoren kryetarit të ri të PD-së, zotit Basha. “Bashkimi rreth liderit të ri është një prej kushteve  të dorës së parë që PD të bëjë shumë mirë opozitën sot dhe të përgatitet për fitoren nesër”, mendon Zogaj.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

<p>&nbsp;Me vjen keq per ty Preç, po behesh si A.Hoxha(sp.) ,qe duke mashtruar veten me sofizmat tuaja 2-lekshe,kujtoni se mashtroni gjithe boten.</p><p>L.Basha eshte si fyelli : bosh nga brenda dhe kendon sipas atij qe i bie . Dhe kete ti e di mire. E dijme te gjithe, pervec militanteve te Bashes.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Do fakte ky spiuni? Numri i shasise se votes nuk i mjafton ketij plehres...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.