Arkiv-Lajme
I arratisuri shqiptar, policia greke ngushton rrethimin shumë pranë kufirit
Mediat greke kanë bërë të ditur vetëm para pak orësh se sipas burimeve policore fqinje, Ilir Kupa, shqiptari i arratisur nga burgu i Trikallës në Greqi ndodhet fare pranë kufirit me Shqipërinë, vetëm 500 m larg. Gjurmët e Kupës janë zbuluar në fshatin Kerasohori në Thesproti, në një shtëpi ku ai dhe ka ngrënë konserva. Ilir Kupa shpëtoi nga zjarri i policisë para pak ditësh, kur i arratisuri tjetër, Marjan Kola, u vra gjatë përplasjes me armë.
Basha i mëshon “transparencës”, ndërsa Sequi statusit kandidat
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi është takuar me kryetarin e ri të PD-së, Lulzim Basha, për një bisedë që kishte në fokus, sipas Bashës, situatën paszgjedhore dhe lëvizjet e administratës. “Procesi kishte dy palë e në këtë kuadër ngrita problemet e evidentuara pas procesin në Lezhë, Shkodër e të tjera zona, ku transparenca e ardhur pas indicieve për parregullsi tregoi se në to ka ngritur përdorimi i elementëve kriminale për të dëmtuar votën”, tha Basha.
Gazeta Sot: Imami po e shkrin Ushtarakun në favor të familjarëve të Berishës
E majta ka dhënë alarmin për përvetësimin dhe privatizimin e Spitalit Ushtarak nga kupola në pushtet. Gazeta Sot shkruan se Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka vendosur të kalojë në duart e sekserëve dhe vetë familjarëve të Sali Berishës Spitalin Ushtarak në Tiranë. Defakto një pjesë e këtij spitali ka kaluar në duart e familjarëve të Berishës, por Arben Imami po kryen në fshehtësi procedurat, për ta legalizuar këtë grabitje dhe skandal të rëndë kombëtar.
Ja dokumentet, xhamia si sebep për qendra biznesi, shkruan Dita
Gazeta Dita ka publikuar sot dy dokumente që hedhin dritë mbi atë që po ndodh në Parkun e Namazgjasë, vend i cili prej disa kohësh ka shkaktuar përplasje mes organeve kompetente dhe një grupi të shoqërisë civile që nuk lejojnë prishjen e parkut në zonën e Parlamentit të Shqipërisë. Dokumenti i parë është vendim i Këshillit Kombëtar të Territorit, KKT, firmosur nga kryeministri Berisha. Aty thuhet se jepet “leje zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe Godinës Polifunksionale 3,4,6,8 kate dhe 3 kate nëntokë”.
A.Tufa: PD, ministra të zhubrosur, të përfolur e dalëboje
Sikur Partia Demokratike të mos i kishte harruar degët e veta në pushtetin lokal, duke u dhënë kështu dorë klikave drejtuese në provinca të ushtrojnë një pushtet arrogant e banal, sikur aleanca me LSI-në të mos kishte ndodhur, sikur ministrat e qeverisë që do të lërë pushtetin në shtator të kishin qenë ca të tjerë, sikur listat e kandidatëve të PD-së të ishin kursyer nga disa emra të marrë nga kampi kundërshtar etj.,etj., me siguri rezultati i 23 qershorit do të kishte qenë i ndryshëm.
Borchardt i EULEX-it: Po, dëshmitarëve në Kosovë u bëhet presion të heshtin
Shefi i EULEX, gjermani Borchardt (që edhe këtej kufirit e njohim mirë, se ka qenë shef i delegacionit të BE-së) ka folur dje në RTK mbi gjyqet e famshme të Kosovës (shiko, rasti Limaj etj) dhe u është përgjigjur akuzave se EULEX u bën presion dëshmitarëve për të folur. “Nuk ka presion te dëshmitarët që të dëshmojnë, por ka presion te ta që mos të dëshmojnë dhe sigurisht kjo nuk vjen nga EULEX-i”, ka thënë Borchardt të hënën në mbrëmje.
Shënim: Ftesa absurde për t’u qetësuar dhe menduar për turizmin, meqë vrasësi vlonjat “nuk e kishte me viktimat”
Homoseksualët, Vatikani moderon qëndrimin. Françesku: Kush jam unë që t’i gjykoj?
Vizita e Papës Françesk në vendin me popullsi më të madhe katolike në botë, Brazil, zbuloi të tjera qëndrime të evoluara të kreut të Kishës së Romës mbi çështjet e nxehta të Vatikanit. Papa Bergolio ka folur me gazetarët e Vatikanit për 80 minuta gjatë fluturimit të kthimit, duke deklaruar se homoseksualët nuk duhet të margjinalizohen, por duhet të integrohen në shoqëri. Ai riafirmoi pozicionin e Kishës Katolike Romane se aktet homoseksuale janë mëkatare, por orientimi homoseksual nuk është i tillë.
Krateri i ndezur i Gërdecit. Shtetit ia kanë vënë thonjtë në fyt, shkruan M.Pashaj
Injorimi nga Gjykata e Lartë, i vazhdimit të procesit të Gërdecit, çka formalisht
Berisha këmbëngul për transparencë. Qëndrim personal, apo i konsultuar me kryetarin e PD-së Basha?
Deputeti i PD-së dhe kryeministri në largim Sali Berisha, hodhi sot një tjetër postim në facebook, pas deklaratës së PS mbi tërheqjen nga kërkesa për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. “Të dashur miq, Edi Rama sot pranoi botërisht se, ka vjedhur 1250 vota në Lezhë.