Homoseksualët, Vatikani moderon qëndrimin. Françesku: Kush jam unë që t’i gjykoj?

Postuar në 29 Korrik, 2013 14:29

Vizita e Papës Françesk në vendin me popullsi më të madhe katolike në botë, Brazil, zbuloi të tjera qëndrime të evoluara të kreut të Kishës së Romës mbi çështjet e nxehta të Vatikanit. Papa Bergolio ka folur me gazetarët e Vatikanit për 80 minuta gjatë fluturimit të kthimit, duke deklaruar se homoseksualët nuk duhet të margjinalizohen, por duhet të integrohen në shoqëri. Ai riafirmoi pozicionin e Kishës Katolike Romane se aktet homoseksuale janë mëkatare, por orientimi homoseksual nuk është i tillë. Lobi gej në Vatikan është bërë objekt shkrimesh e akuzash nga shtypi botëror, por për Françeskun: “Nëse një person është gej dhe kërkon Zotin dhe ka vullnetin e mirë, kush jam unë që t’i gjykoj ata?”. Papa gjithashtu tha se dëshiron një rol më të madh të grave në Kishë, por insistoi se ato nuk mund të bëhen priftëresha. Papa argjentinas, që enkas zgjodhi emrin e shenjtorit që rrrinte pranë njerëzve të varfër e vuante bashkë me ta, është bërë që në fillim një figurë karizmatike dhe një shpresë për këtë epokë të trazuar për Vatikanit.

Për njohësit e anglishtes, më shumë mund të lexojnë në linkun: http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-23489702

 

A.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.