Basha i mëshon “transparencës”, ndërsa Sequi statusit kandidat

Postuar në 30 Korrik, 2013 07:41

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi është takuar me kryetarin e ri të PD-së, Lulzim Basha, për një bisedë që kishte në fokus, sipas Bashës, situatën paszgjedhore dhe lëvizjet e administratës. “Procesi kishte dy palë e në këtë kuadër ngrita problemet e evidentuara pas procesin në Lezhë, Shkodër e të tjera zona, ku transparenca e ardhur pas indicieve për parregullsi tregoi se në to ka ngritur përdorimi i elementëve kriminale për të dëmtuar votën”, tha Basha. Ndërsa ambasadori i BE-së Sequi theksoi se është me rëndësi një transferim normal i kompetencave ndërsa shtoi se  statusi i vendit kandidat mund të arrihet deri në dhjetor. Mes “indicieve për parregullsi” të Bashës, i sapozgjedhur në krye të PD-së mes kontestimeve, dhe ftesës së Sequit për një trancizion normal drejt qeverisë së re, çka mundëson statusin e vendit kandidat, duket sfondi I një historie të përsëritur politike shqiptare, veçse me role të përmbysura.

A.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.