Arkiv-Lajme
Qeveria e re e “Rilindjes”, mbetet jashtë “garda e vjetër”. Duhen për “odën e burrave”, thotë Rama
Ka ditë që po përflitet e komentohet qeveria e re e Ramës, si nga opozita, po e re, ashtu edhe nga segmente të caktuara të koalicionit të majtë, të pakënaqur për aspiratat dhe synimet e tyre në konfigurimin e ri qeveritar. Pothuajse të gjithë postet qeverisëse iu besuan deputetëve të rinj që morën mandatin për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2009. Asnjë emër nga “garda e vjetër” e socialistëve nuk u përfshi në kabinet, edhe pse disa prej tyre mësohet se ishin të gatshëm ta linin mandatin e deputetit.
Kundërpërgjigje mesazhit të djeshëm të kryeministrit në Facebook: “Boll se nuk të dëgjon më njeri”!
Edhe pse disa media janë në dilemë t’i publikojnë apo jo daljet e shpeshta në Facebook të kryeministrit në ikje Berisha, dje, pas një mesazhi, ku ai nuk linte gjë pa thënë për ministrat e rinj, duke u ngjitur epitete e duke u zënë në gojë të bëra e të pabëra, ka qenë dita që shumë gazetarë, analistë, por edhe njerëz të thjeshtë kanë shpërthyer me komentet e tyre në gazeta dhe rrjetet sociale.
Genc Burimi: Rama duhej të kishte marrë një rrezik me Ngjelën
Në një intervistë për Dita-n, gazetari shqiptar me banim e profesion në Francë, Genc Burimi, vlerëson kabinetin e sapo-propozuar “Rama” dhe jep një vlerësim personal për Spartak Ngjelën.
“Mendoj se Rama duhet ta kishte marrë rrezikun e një testimi me Ngjelën si ministër drejtësie qoftë duke e shkarkuar pas gjashtë muajsh nëse gjërat nuk shkonin mirë” thotë Burimi, i cili ndoshta nuk është në brendësi të konjukturave që e spostuan Ngjelën nga Drejtësia.
Vendimi formës së prerë: Berlusconi shpallet fajtor. Por mund të përfundojë në arrest shtëpie
Lajmi që pritej në ethe nga opinioni publik italian erdhi: Silvio Berlusconi shpallet fajtor nga Gjykata e Lartë – kjo është finalja e procesit penal me akuzën për mashtrim fiskal në kohët kur Berlusconi ka qenë President i Mediaset-it. Kjo është një sentencë “definitiva e irrevocabile” (e formws sw prerw dhe e parevokueshme nga ndonjë institucion tjetër i shtetit Italian). Në terma konkretë, Silvio Berlusconi dënohet me katër vjet heqje lirie. Në terma edhe më konkretë, atij nuk do t’i vihen prangat, megjithatë.
“Shënime nga ditari i doktorit” i Bazes? Apo mufka të lëshuara nga Sali Berisha d.v.?
Lexoni këtë mesazh të lëshuar sot, sipas agjencive të lajmeve, nga Sali Berisha:
Basha nis të “bëjë” Kryetarin e PD. Por nga stili nuk dallohet që nuk është Kryetari i vjetër
Basha ka vendosur të nisë të luajë rolin e Kryetarit të PD, por bie në sy që artikulimi i tij nuk ndryshon aspak nga Kryetari i vjetër. Edhe ekipin e ri “Rama” Basha e ka sumuar me akuza të rënda, por njësoj si kryetari i vjetër pa përmendur emra.
Snowden i lirë – hyn në Rusi
Nxjerrësi i sekreteve të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, ka lënë zonën e tranzitit të aeroportit të Moskës dhe hyri në Rusi pasi autoritetet i dhanë atij azil për një vit, deklaroi dosa orë më parë avokati i tij, që tha se vendndodhja e Snowden do të mbahen sekret për arsye sigurie. I mbërthyer në aeroportin Sheremetievo të Moskës që prej mbërritjes së tij nga Hong Kongu më 23 qershor, Snowden "tani është një nga njerëzit më të kërkuar në botë," u tha avokati Kucherena gazetarëve në aeroport.
Nazarko: kabineti “Rama” shpërblim për luajalët
Edhe Nazarko te Panorama e sotme, analizon përbërjen e kabinetit Rama.
Obama - armik i lirisë, ndoshta më i keq se Niksoni
Dënimi i kërkuar nga prokurorët për Bradley Manning, që mund të shkojë deri në 136 vjet heqje lirie, ngrihet mbi 20 akuza, nga të cilat, 6 prej të cilave bazohen mbi një ligj për spiunazhin të vitit 1917!
Josselyn Radack, nga Projekti mbi Llogaridhënien e Qeverisë, e krahason këtë tentativë të qeverisë Obama për të dënuar Manning me ligjin e Spiunazhit të 1917-s, me përpjekjen e qeverisë amerikane për të proceduar Daniel Ellsbergun më 1970-n sepse ky i fundit kishte nxjerrë dokumente sekrete të Pentagonit mbi luftën në Vietnam.
Shënim: Çfarë ka të çuditshme kjo foto?
Kjo është fotoja me të cilën shumë mediume ilustronin lajmet mbi kabinetin e ri Rama. Shumëkujt mund të mos i bjerë në sy, por kjo foto përmban një informacion shumë domethënës për realitetin mediatik që na pret.
Njohësit e propagandës e dinë që kjo është një nga format sesi fotografia përdoret për të forcuar imazhin e dikujt. Çfarë ka të çuditshme kjo foto? Fotoja (me reminishenca soc-realiste) të krijon përshtypjen sikur heroi qendror, në këtë rast Edi Rama qendron në kat të dytë, sipër nesh. Pra, mbi ne. Dhe na sheh,fitimitar, nga lart.