Basha nis të “bëjë” Kryetarin e PD. Por nga stili nuk dallohet që nuk është Kryetari i vjetër

Basha ka vendosur të nisë të luajë rolin e Kryetarit të PD, por bie në sy që artikulimi i tij nuk ndryshon aspak nga Kryetari i vjetër. Edhe ekipin e ri “Rama” Basha e ka sumuar me akuza të rënda, por njësoj si kryetari i vjetër pa përmendur emra.
“Dje qytetarët dëgjuan nga Rama për ekipin që do të përballet me sfidat e qeverisjes, e bashkë me emrat e shqiptuar prej tij në veshët e shqiptarëve gjëmuan jehonat e të shkuarës, ekip eksperimental, me ministra te Ramiz Alisë, protagonistë të kapjes së shtetit dhe përfitimit nga pushtetit, sharësit shpifësit kundër vendin në 8 vitet e fundit.”
Pavarësisht kundërthënieve për fair-playn e zgjedhjes së tij, kjo nuk e pengon që në momentin që luan rolin e Kryetarit të PArtisë, të përpiqet ta bëjë në mënyrën e vet, që të mund të krijojë të paktën një identitet të vetin gjuhësor, në mos qendrimi.
k.c.
Comments
E dini pse kane shkalluar si
E dini pse kane shkalluar si Berisha edhe Basha. Sepse ata fol e fol, e shaj e shaj dhe nuk po lene gje pa thene per qeverine e re, ndersa nga ana e vet PS nuk po jua var fare, sikur jane te vdekur. Do te thote: hani m.. hani.
...dhe mire bejne. Kur burri
<p>...dhe mire bejne. Kur burri i shtetit flet e sillet si nje grua llafazane e lagjes, kjo do te ishte me e mira te behet. Pushtetaret bejne opzite! Per te mbuluar ate qe mban ere ne shtepine e vet. Po era del edhe kur kerkon ta mbulosh.</p>
Add new comment