Shënim: Çfarë ka të çuditshme kjo foto?

Postuar në 01 Gusht, 2013 09:03

Kjo është fotoja me të cilën shumë mediume ilustronin lajmet mbi kabinetin e ri Rama. Shumëkujt mund të mos i bjerë në sy, por kjo foto përmban një informacion shumë domethënës për realitetin mediatik që na pret.

Njohësit e propagandës e dinë që kjo është një nga format sesi fotografia përdoret për të forcuar imazhin e dikujt. Çfarë ka të çuditshme kjo foto? Fotoja (me reminishenca soc-realiste) të krijon përshtypjen sikur heroi qendror, në këtë rast Edi Rama qendron në kat të dytë, sipër nesh. Pra, mbi ne. Dhe na sheh,fitimitar, nga lart.

Fakti që kjo foto ka dalë në një pjesë të mediave, tregon që ose fotografi ka qenë duke bërë eksperimente artistike (!) ose dikush e ka porositur të tillë e ua kaluar mediave.

Nga ana tjetër, ose mediat janë neglizhente dhe botojnë çfarë t’u japin, ose me ndërgjegje pranojnë ta nxjerrin “çikë mirë” shefin e ri të ekzekutivit. Në të dyja rastet, prespektiva jonë që presim që media të jetë opozitare, në krah të publikut duket e zymtë.

Media shqiptare do shumë guxim që të mos jetë më partizane që lufton një parti për hatër të një tjetre, por bën opozitë me pushtetin për hir të parimeve e të publikut ndaj të cilit do duhej të ishte në shërbim.

k.c.

Comments

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

Sa qenke pikelluar o Coloreto...,nuk t'u priska sa te fillosh opoziten.

Po prit te ulet njehere ky k/ministri i ri ne karrige pastaj me top i bini po deshet , vetem mos u beni shkullaker

Submitted by Anonim (not verified) on

aman se eshte dhe vape e madhe boll... po qenka shume e thjeshte kjo pune i biem nga nje cike Rames se nuk na e kthen +  i bejme ca fresk Shkullakut se mos na nxjerr ndonje trakt, ja kaq ishte u be media edhe guximtare edhe parimore!

Submitted by respublica (not verified) on

Z. Anonim

Po ta lexoni me vëmendje shënimin, nuk ka të bëjë me Ramën, por me mediat.

Kabinetin Rama do ta ngrejë lart puna që do të bëjë, jo mekanizmi i propagandës e as fresku që po rendin t'i bëjnë mediat. Por, siç thoni dhe ju, vapë...

k.c.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Eh, po une e di qe ata qe sot quhen gazetare, jane quajtur fotoreportere. Dhe e shkrepin aparatin ne ate kend, qe ju do qejfi...

Submitted by Anonim (not verified) on

(deleted)

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Pordhe me Rigon i Respublica-s.Por edhe nese shfaqet si Hero,ma do mendja,se te shporresh me revolucion nepermjet votes,nje pushtet Mafjozo-Kriminalo-Shpellar,eshte Heroike.

Submitted by Dritan (not verified) on

Nganjehere gazetat nuk kane se cte shkruajte, dhe ne te tilla raste shkruajne budallalleqe.

Submitted by berti (not verified) on

Foto e Rames eshte bere nga fotografja dhe ish gruaja e A.Klosit qe me sa duket do te jete dhe fotografja zyrtare e Rames Kryeminister.Per te tjerat qe shkruani jane gabim,te tilla foto jane botuar gjithmone ne mediat tona dhe me pare kete e di mire se jam vete i fushes.

Submitted by Edi (not verified) on

Kjo e «kryeministrit të zgjedhur/primo ministro prelibato» është gomarllëku më i madh që kam lexuar ndër vite. Kushtetuta e Republikës së lavdishme të Shqipërisë thotë shprehimisht te Pjesa e pestë: Këshilli i Ministrave, neni 96: 1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, EMËRON Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Edi, ti s'je akoma kryeministër mor burrë, prit të bëhesh «kryeministër i emëruar». Tani na kanë filluar ndërtimet pa leje edhe në terminologjinë juridike!

Submitted by un (not verified) on

Në itali ksaj i thon ''pippa mentale'', kurse nga anët e mija i thon ''me tjerr lesh''. Sidoqoft ma mire kisha pa atje në katin e dytë illuzionisto-fotografik nji cop mut sesa atë zgjeben qi shkatrroj vendin kto 8 vitet e fundit.

Submitted by RP (not verified) on

shenimi qendron,sepse propaganda shpik Vigane e Liberatore,kur ne fakt ata duhet te jene njeri prej nesh,"uno di noi".Uno di noi ishte dhe Enveri,por pastaj lakejte e shpiken gjeni,gjenial,gjeneral.Nuk pata kohe dje,por KC e ka pare mire edhe ate ngjarjen e Vlores dhe ka shkruar mire shenimin e vogel,pasi ne forume lexoja qe gati te gjithe ia vene fajin nje adoleshenteje pse morri vellain ne telefon dhe jo OKB-ne.Edhe ketu eshte sakte vezhgimi,biles edhe nje fotograf di te te beje me te madh nga ç'je,siç te ben te dukesh me i bukur se ç'je.Kjo sdhkolle ka shume profesore dhe nxenes iluster;quhet Propagande dhe kurim imazhi..

Submitted by Kujtim Kotobelli (not verified) on

Sinqerisht. Ne momentin e pare qe pashe kete foto dje, me beri pershtypje .
Vezhgim i sakte. Nuk kemi nevoje pre foto. Kemi nevoje per vepra dhe kater vjet ikin shpejt.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.