Snowden i lirë – hyn në Rusi

Nxjerrësi i sekreteve të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, ka lënë zonën e tranzitit të aeroportit të Moskës dhe hyri në Rusi pasi autoritetet i dhanë atij azil për një vit, deklaroi dosa orë më parë avokati i tij, që tha se vendndodhja e Snowden do të mbahen sekret për arsye sigurie. I mbërthyer në aeroportin Sheremetievo të Moskës që prej mbërritjes së tij nga Hong Kongu më 23 qershor, Snowden "tani është një nga njerëzit më të kërkuar në botë," u tha avokati Kucherena gazetarëve në aeroport.
SHBA kanë kërkuar që Rusia ta dërgojë në shtëpi Snowden-in që të përballet me ndjekjen penale për spiunazh, por Presidenti Vladimir Putin e hodhi poshtë kërkesën. Putin tha ditë më parë se Snowden mund të merrte azil në Rusi me kusht që të mos rridhte më sekrete amerikane. Snowden e ka pranuar kushtin.
Ja.Se.
Add new comment