Arkiv-Lajme
Portret: Anthony Weiner – kandidati për K. Bashkie në NY dhe i “sëmurë” pas seksit online
Një nga personazhet më të përfolur këto javë është Anthony Weiner, një ish kongresmen që garon për Kryetar Bashkie në NY. Interesantja e Weiner është se ai dha dorëheqje nga Kongresi Amerikan pas një skandali “sextext” që i referohet dërgimit të mesazheve seksuale. Edhe pse i martuar, Weiner flirtonte në chat në FB, me twitter dhe sms me shumë femra, madje duke dërguar dhe foto të organeve gjenitale të tij. Kjo ndodhte më 2011, dhe ia ishte i martuar.
Kush janë anëtarët e kabinetit "Rama"? (dhe kur do dalë CV-ja e “vërtetë”?)
TCH ka përpiluar një CV të përmbledhur të anëtarëve të kabinetit Rama që mund ta lexoni më poshtë. Kjo është thjesht CV-ja formale, ndërsa një CV “alternative”, më e zgjeruar e me info më të thelluara mbi aktivitetet , kundërthëniet, dështimet e sukseset e secilit anëtar, nuk ka dalë akoma.
“Besnikëria” kriteri i vetëm i përzgjedhjes së kabinetit Rama, sipas Shkullakut
Nëse për qeverinë Berisha, kreu i PS pati ironizuar dikur duke thënë se ajo kishte një kryeministër dhe 16 zëvendësministra, qeveria e Ramës ka një kryeministër dhe 14 ndihmës- këshilltarë (përjashtuar 5 ministrat e LSI, që janë një deja vu e qeverisë së mëparshme).
Kjo është sinteza e analizës së Armand Shkullakut të botuar sot te MAPO për kabinetin “Rama”. Për Shkullakun, ajo është replikë e filozofisë së Ramës, të mënyrës sesi ai bëri Bashkinë, ndaj jo pa ironi autori thotë “Rama nuk zhgënjen”.
Ngjela? Rama iu përgjërua për postet e ministrave pa portofol. Por, inatin e ka me LSI...
Një nga surprizat e kabinetit të ri “Rama“ ka qenë dhe mungesa në të e Spartak Ngjelës, i “lidhur” me një pakt publik të bërë mes tij e Ramës. Dje, Rama u është përgjigjur pyetjeeve të gazetarëve se “Avokat Ngjela ka marrë përgjegjësinë e tij kohë përpara ne të tjerëve, dhe ajo është një përgjegjësi e patjetërsueshme, pavarësisht nga pozicioni, edhe pse me keqardhje them se nuk kemi rënë dakort për pozicionin. I është propozuar, e ka refuzuar në të drejtën dhe lartësinë e reputacionit të tij.”
Një 19 vjeçare në parlament!
Qeveria e re “Rama” do të japë dhe një efekt pasues, vendet bosh në Parlament. Janë 16 deputetë që do të lënë mandatet e tyre dhe 16 të tjerë që u ka buzëqeshur fati, ndoshta edhe kur nuk e prisnin.
Një surprizë e tillë është dhe vajza që do të marrë mandatin e deputetes në vend të Klajda Gjoshës. Është Kejdi Mehmetaj, e datëlindjes 14 gusht 1994. Nuk dihet thuajse asgjë për CV-në e saj, përveçse ka qenë e angazhuar në Lëvizjen Rinore për Integrim edhe pse 18 për t'u bërë së shpejti 19 vjeç, ajo nuk lë të shpresohet të ketë CV shumë të madhe.
k.c.
Shënim: vrasjet në Vlorë, Facebook-u dhe “fierakët”
Media sot i ka mëshuar fort dëshmisë së motrës së njërit nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Vlorë, ku ajo tregon se sherri nisi prej një ngacmimi në plazh nga një grup fierakësh. Sipas të dhënave, pasi fierakët kanë ngulmuar t’u marrin numrat e telefonit dhe emrat për të dërguar kërkesa për miqësi në FB, vajza i është ankuar të vëllait, i cili ka ardhur si i ndërkryer, ka plasur grushti, jnaë nxjerrë automatikët... dhe përfundimi tragjik dihet.
Grekët nuk humbin kohë, ftesë Ramës në Greqi, si Kryeministër. Por... për çështjen e ujërave!
Nuk ka humbur kohë kreu i diplomacisë greke, Venizelos, por pas deklaratave të tij në Parlamentin grek, botuara dje nga shtypi ynë ku ai i kërkonte qeverisë së re “Rama” të zgjidhë çështjen e ujërave, ka kaluar në “aksion”. TCH raporton se ai ka takuar ambasadorin tonë në Athinë duke i kërkuar të njëjtën gjë dhe duke ftuar Ramën për vizitë në Athinë.
Përtej fqinjësisë së mirë, ky është një shembull sesi duhet të veprojë diplomacia. Shqipëria nuk ka arritur kurrë të imponojë kauzat e saj, dhe një ndër to është dhe Kosova të cilën Greqia nuk e njeh akoma!
Baze i kthen "reston" Berishës, i përmend ministrat nominalisht
Kur vjen puna për të vlerësuar ekipin”Rama” Mero Baze është lakmuesi i duhur. Ja sesi e vlerëson ai këtë kabinet, që duket se mban “vulën” e kryeministrit të ri, qoftë për suksesin, qoftë për dështimin.
Së pari, “qeveria e Edi Ramës nuk e ka defektin e përzgjedhjes së ministrave nën presionin e pazareve, çka ishte defekti themelor i pushtetit të pamoralshëm dhe kriminal të Berishës” shkruan Baze.
Mbaron rinumërimi në Lezhë. Asgjë për t'u shënuar, por PD ngulmon se Kolegji nuk bëri drejtësi
Në Kolegjin Zgjedhor përfundoi rinumërimi i votave në 10 qendra votimi të ZAZ-së nr. 13 në qarkun e Lezhës. Pas rinumërimit të votave nuk ka ndryshim mandati dhe ndryshimi i rezultatit është thuajse i papërfillshëm.
Partia Demokratike kishte kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku, por Gjykata pranoi të rinumërojë vetëm 10 qendra që nuk kishin tabela origjinale të rezultateve, sipas Balkanweb.
Berisha, vazhdon me komentet, këtë radhë në FB, “qeveri garantuese trafikantësh”
Berisha nuk është mjaftuar me komentet e paradites, por ka vijuar dhe pasdite duke komentuar në FB kabinetin “Rama”. Ai nuk i ka rezistuar epiteteve, një pjesë dhe të konsumuara, për të etiketuar qeverinë e re por pa ofruar dot “insight” real mbi të: