Grekët nuk humbin kohë, ftesë Ramës në Greqi, si Kryeministër. Por... për çështjen e ujërave!

Postuar në 01 Gusht, 2013 02:30

Nuk ka humbur kohë kreu i diplomacisë greke, Venizelos, por pas deklaratave të tij në Parlamentin grek, botuara dje nga shtypi ynë ku ai i kërkonte qeverisë së re “Rama” të zgjidhë çështjen e ujërave, ka kaluar në “aksion”. TCH raporton se ai ka takuar ambasadorin tonë në Athinë duke i kërkuar të njëjtën gjë dhe duke ftuar Ramën për vizitë në Athinë.

Përtej fqinjësisë së mirë, ky është një shembull sesi duhet të veprojë diplomacia. Shqipëria nuk ka arritur kurrë të imponojë kauzat e saj, dhe një ndër to është dhe Kosova të cilën Greqia nuk e njeh akoma!

Mbetet të shohim nëse diplomacia e qeverisë “Rama” do të shkëputet dot nga diplomatët e stilit “nipi, kunati, vajza e filanit”, për të përfaqësuar interesat e vërteta të Shqipërisë apo jo.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po le ta fillojme me Ambasadorin tone ne Greqi, 66 vjecarin qe nuk del kurr ne pension, dajen e Ilir Metes - Dash Dervishi.

I cili fal Ilir Metes bredh nga nji Ambasade ne tjetren. Si mendoni ju te Respublica -- do ta preke Rama dajen e Ilirit apo jo?

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Dash Dervishi eshte 64 vjec pra i duhet edhe nje vit te dale ne pension. Edhe argumenti i farefisnise me Meten nuk qendron pasi D. Dervishi ka qene ne sherbimin e jashtem kur Ilir Meta ishte akoma ne shkolle te mesme. Hiq Dash Dervishin, nepotizmi ne diplomacine shqiptare eshte ulerites, keto vitet e fundit jane bere me&nbsp;teper se 40 emerime nepotike dhe te kunderligjshme ne sherbimin e jashtem, nga vajza e Rajmonda Bulkut deri tek&nbsp;vajza e Ismail Kadarese.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.