Arkiv-Lajme

Skizmë në PD? Kot prisni, thotë M.Nano

Postuar në 31 Korrik, 2013 11:12

Kanë qenë deklaratat e forta të Patozit dhe Olldashit për një proces jo-fer të zgjedhjes së kryetarit të PD-së, shoqëruar me reagime të forta të mbështetësve të Bashës që kanë krijuar një klimë mendimesh që përmblidhen në devizën: “PD-ja do çahet”. Por, është e kotë të presësh skizmë në PD, argumenton te Shqip, Mustafa Nano.
Shkruan Nano:

I kërkuari nga policia kapet në shtëpinë e Agim Çekut, Ministër i forcave të Sigurisë i Kosovës

Postuar në 31 Korrik, 2013 10:29

Agjensitë e lajmeve bëjnë me dije se më 23 korrik është bastisur nga Policia e Kosovës shtëpia e ministrit të Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, siç thuhet “gjatë një operacioni të gjerë policor, u arrestuan gjithsej tetë persona të dyshuar për “kontrabandim të migrantëve” dhe “krim të organizuar”.”

Kryeministri komenton nominalisht kabinetin “Rama”, por është veç folklor

Postuar në 31 Korrik, 2013 08:47

Paralelisht (dhe live) me deklarimin e emrave të kabinetit nga Rama, Kryeministri në zbritje komentonte mbi emrat e qeverisë së ngjitje “Rama”. Sipas tij, e vetmja gjë pozitive shtë përqidja e lartë e zonjave në qeveri.

Kryeministri e ka parë të arsyeshme të përdorte si tabelë përtë hedhur topin ministrat e tij, duke komentuar nominalisht Beqjen (“famozi”), Canin (“Çimi”), Gjoshën (“Hermes”), Hariton (“kushërira”):

Zaimi: "kostoja e xhamisë 30 milionë euro..." "Paratë nuk janë gjetur akoma..." "Ndërtimet kanë nisur..."

Postuar në 31 Korrik, 2013 08:42

I ftuar në Tonight Ilva Tare, kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ali Zaimi ka dhënë një intervistë ku ka folur edhe per kundershtimet mbi kete projekt qe shkaterron nje nga zonat e pakta te gjelberuara brenda Tiranes.

Michael Moore në mbrojtje të Bradley Manning: Ushtria fal vrasësit e dënon atë që nxori të vërtetën e vrasjeve

Postuar në 31 Korrik, 2013 07:48

Regjisori (fitues i Oscar dhe Emi) Michael Moore ka reaguar në Huffington Post ndaj prospektit të dënimit të Bradley Manning, njeriut që i dha informacionet e fshehta Wikileaks-it e që u vlerësua se do gjykohet për 20 nga 22 akuza, duke përfshirë shkelje të ligjit për agjitacionin, lëshimin e informacionit të klasifikuar dhe të mosbindjes ndaj urdhrave.

“Ky është lajm i keq. Lajm i mirë është se ai nuk u gjet fajtor për akuzën e "ndihmës ndaj armikut"” Shkruan Moore, duke ironizuar se “Ai po na ndihmonte ne, popullin  Amerikës. Dhe ne nuk jemi armiku, apo jo?”

“Kafshata”, nga 2008-a Qeveria “fsheh” të dhënat e varfërisë?

Postuar në 31 Korrik, 2013 06:55

Disa analistë ia atribuojnë varfërisë shitjen e votës, ndërsa vetë qeveria ka vite që nuk jep asnjë informacion për të vlerësuar nivelin e varfërisë.

 Në një intervistë për DW, drejtuesja e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovski, analizon situatën ekonomike të Shqipërisë dhe sfidat që presin qeverinë e re (që ajo thotë se kam pak mjete financiare në dispozicion).

Interesante është analiza     që znj. Lvovski i bën varfërisë, “kafshatës”, për të cilën ajo thotë se mungojnë të dhënat, por gjasat janë të jetë përkeqësuar:

Mapo flet për një problem që krijohet nga ndarja e mandateve; por në fakt nuk ka asnjë problem

Postuar në 31 Korrik, 2013 05:55

Gazeta Mapo në numrin e sotëm kish aluduar për një problem që krijohet në fillim të legjilsaturës, në shtator pra, nga taktika e Ramës për të ndarë përgjegjësinë e ministrit nga mandati i deputetit. “Ka një procedurë të zëvendësimit të deputetëve që lënë mandatin me ata që vinë pas tyre në listën e kandidatëve, dhe kjo procedurë kalon në KQZ e në Kolegj Zgjedhor, ku do të duhet një kohë e caktuar fizike për ta bërë të mundur këtë gjë”, thuhej në thelb në lajmin e Mapos, të publikuar në fund të faqes së tretë e të lajmëruar në faqen e parë.

20 vjet, Berluskonizmi më radikal e abuziv se fashizmi. A mund të shërohet Italia?

Postuar në 31 Korrik, 2013 05:51

U deshën 20 vjet për ta sjellë Berluskonin para gjyqit për mashtrim financiar. Gjykata e Kasacionit do të marrë vendim (sot në darkë ose nesër në mëngjes) nëse duhet të lërë në fuqi ose të pezullojë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit të Milanos me 4 vjet burg e 5 vjet ndalim kandidimi për poste publike të Berluskonit. Akuza: mashtrim fiskal.

Rama, pse nuk janë Dule e Frroku në qeveri. Për Ngjelën: “...refuzoi”, pa thënë se çfarë

Postuar në 31 Korrik, 2013 04:44

Gjëja që bie në sy është që emrat e përfolur ditë për ditë si ministra kanë ndryshuar rrënjësisht, që tregon për negociata fluide të Ramës me subjektet gjatë këtyre ditëve.

Në çastin që shpalli qeverinë, gazetarët e kanë pyetur Ramën se pse  nuk është Ngjela në qeveri, edhe pse pati një deklaratë të tijën personale për këtë gjë gjatë zgjedhjeve.

“I është propozuar dhe ai e ka refezuar në të drejtën e lartësisë së integritetit të tij” tha Rama, duke iu shmangur pyetjes se çfarë i është propozuar konkretisht avokatit. “Nuk jam këtu për t’u marrë me thashetheme”, tha Rama.

Rama shpall emrat e kabinetit të tij: 90% ministra për herë të parë

Postuar në 31 Korrik, 2013 04:26

Edi Rama ka prezantuar para pak minutash emrat e qeverisë së re. Në prezantimin e emrave, ai ka thënë se shqiptarët nuk na votuan për të ndërruar një K/ministër me një tjetër, dhe një qeveri me një tejtër. Ata votuan për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë dhe mënyrën e sjlljes së qeveirsë me zgjedhjes.

90%  e tyre e kanë për herë të parë karriken ministrore, dhe sipas vetë Ramës, ka më shumë gra se në çdo qeveri tjetër shqiptare.

 

Edi Rama – Kryeministër

Niko Peleshi – zv/Kryeministër

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme