“Kafshata”, nga 2008-a Qeveria “fsheh” të dhënat e varfërisë?

Disa analistë ia atribuojnë varfërisë shitjen e votës, ndërsa vetë qeveria ka vite që nuk jep asnjë informacion për të vlerësuar nivelin e varfërisë.
Në një intervistë për DW, drejtuesja e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovski, analizon situatën ekonomike të Shqipërisë dhe sfidat që presin qeverinë e re (që ajo thotë se kam pak mjete financiare në dispozicion).
Interesante është analiza që znj. Lvovski i bën varfërisë, “kafshatës”, për të cilën ajo thotë se mungojnë të dhënat, por gjasat janë të jetë përkeqësuar:
“[pasojat e krizës, për të cilën] BB është shumë e shqetësuar, është përkeqësimi i treguesve të reduktimit të varfërisë. Shqipëria kishte në këtë fushë arritje mbresëlënëse para krizës. Për fat të keq që nga 2008 nuk kemi ende të dhëna në dispozicion për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në 5 vitet e fundit. Megjithatë ka studime zyrtare për të matur varfërinë, burime të disponueshme si “Life in Transition Surveys”, të kryera më 2006 dhe 2010, që tregojne se varfëria ka ngecur në vend, ose ka të ngjarë të jetë përkeqësuar.”
Në intervistën e dhënë Ani Rucit, Lvovski thotë se sfidat e qeverisë së re duhet të përballen me një “mjedis të vështirë të jashtëm dhe të brendshëm, kur jo vetëm kërkesa e brendshme është e shtypur, por kur qeveria nuk ka hapësirë fiskale për të mbështetur rritjen e kërkeses së brendshme”.
k.c.
E plotë:
http://www.dw.de/lvovski-qeveria-e-re-duhet-të-arrijë-shumë-me-më-pak-financa/a-16988736
Comments
S'ka nevoje per te"dhena" te
<p>S'ka nevoje per te"dhena" te varferise se shqiptarve ne te gjitha trojet shqiptare mbrende dhe jashte Shqiperise. Ky asht rezultati i pushtimit pese shekullor turk-osman, i cili e la kete popull ne injorance pa alfabet dhe ne varferi shekullore. Pse vendet ku nuk sundoi turku jane te gjitha ma nelt kulturalisht dhe me mire ekonomikisht? Flasin faktet per qorrat qe nuk done te shikojne se i kan syet tek turku dhe islami i shekullit te VII.</p>
Add new comment