Arkiv-Lajme
Aksident tragjik në Itali. Bie autobuzi, të paktën 38 viktima
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur dje në mbrëmje në autostradën Napoli-Bari, në jug të Italisë, kur një autobuz me pelegrinë që kishin vizituar vendet e shenjta ku kishte bërë mrekulli padre Pio, u rrëzua nga një lartësi prej rreth 25 metrash. Të paktën 38 persona kanë humbur jetën pranë Avelinos. Mediat italiane raportojnë se në autobus udhëtonin 47 persona dhe mes tyre gjendeshin shumë fëmijë. Shumë zjarrfikës e shumë ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje. Dëshmitarët thanë se mjeti pati probleme me frenimin kur mbërriti në zonë ku automjetet para tij kishin ngadalësuar.
Rama, në janar ka përballë presidencën greke të BE-së dhe problemet dypalëshe, thotë Shqip
Vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës, kryeministri Edi Rama do të “ketë përballë” Greqinë dhe tematikat e nxehta mes dy vendeve. Kjo, sepse në janar 2014 Greqia merr presidencën e rradhës së BE-së, thotë gazeta Shqip, ndërkohë që Shqipëria ende nuk e ka të sigurtë nëse merr statusin e vendit kandidat deri në dhjetor të këtij viti, brenda mandatit të presidencës lituaneze. Gazeta citon edhe intervistën e fundit të Ramës për gazetën e njohur greke Kathimerini, ku ai ka pohuar se “dimri i marrëdhënieve mes dy vendeve ka marë fund dhe vera do të vijë shumë shpejt në këto relacione”.
Ministrja me ngjyrë e Integrimit: Fyerjet ndaj meje do të bashkojnë Italinë “e mirë”
“Kërcënimet dhe fyerjet nuk më ndalin, unë shoh përtej tyre. Sigurisht, ndonjëherë kthehem në shtëpi e ndihem e lodhur. Mendoj se sa shumë rrugë ka për të bërë ende vendi ynë”. Kështu e nis rrëfimin e saj për La Repubblica, Cécile Kyenge, me origjinë kongoleze, ministrja e parë me ngjyrë në qeverinë italiane, e cila është vënë në shënjestër nga racistët e vendit fqinjë.
E diela e përgjakur: Vriten tre pushues në Vlorë, dy të tjerë të plagosur
Kjo e dielë ka rezervuar një bilanc tragjik për pushuesit në Ujin e Ftohtë në Vlorë, kur tre persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, nga një sulm me kallashnikov. Mediat raportojnë se shenjestra e sulmit mbi pushuesit ka qënë shtetasi Sokol Isufaj nga Kurjani i Fierit, kurse dy personat e tjerë, Diana Ademi, 53-vjeçe nga Vlora dhe Serdi Bajlozi, 17-vjeç nga Prrenjasi, duket se kanë qenë viktima të rastësishme.
Demokristianët e Kosovës lëshohen kundër Lubonjës dhe Gëzim Kelmendit: Kanë shitur b...!
Një reagim i ashpër ka ardhur nga Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ndaj deklaratave të bëra analisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja dhe deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi (i pari, mbi figurat e rëndësishme të UÇK-së, veçanërisht për Ramush Haradinajn, ndërsa i dyti, për figurën e Heroit Kombëtar Skënderbeun).
Berluskoni: Nëse dënohem, megjithëse jam 78 vjeç, do ta vuaj dënimin në burg, nuk largohem si Kraksi
“Jam pothuajse 78 vjeç, megjithatë, nëse marrin përsipër përgjegjësinë e dënimit tim, do ta vuaj atë në burg. Nuk do të largohem nga vendi, siç u detyrua të vepronte Betino Kraksi. Nuk do të pranoj as t'u dorëzohem shërbimeve sociale si një kriminel që duhet riedukuar, ka thënë ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, gjatë një interviste me të përditshmen "Libero". ''Nëse nuk ka paragjykime dhe presion, gjykata do të njohë pafajësinë time'', shtoi ai.
SHBA-të dhe OKB-ja kërkojnë lirimin e Morsit; Egjipti i shpall luftë terrorizmit
Pas dhunës gjatë natës së të premtes, ku mbetën të vrarë mbi 100 mbështetës të ish Presidentit Morsi, e qindra të tjerë u plagosën nga sulmi i beftë i policisë egjiptiane, në lojë ka hyrë diplomacia ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Mohamed Morsit dhe liderëve të tjerë të Vëllazërisë Myslimane. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka dënuar vendosmërisht ngjarjet e fundit të dhunës në Egjipt.
Xhaferaj: Korrupsioni dhe arroganca fundosën PD-në. Vota plebishitare pro Bashës shmangu përçarjet
Ferdinand Xhaferaj i rikthehet edhe një herë temës së humbjes së zgjedhjeve në 23 qershor, duke e vënë theksin tek fakti se qeverisja qendrore në nivel lokal shfaqte dukshëm jo vetëm probleme të korrupsionit, por edhe të arrogancës, “e shprehur nga drejtues që kishin ombrella sigurie nga shefat e tyre në Tiranë”. Në një intervistë për Shqip, ish ministri i Kulturës ka sqaruar edhe deklaratën e mëparshme të tij, se humbjen e PD-së e shkaktuan vullnetet gri në atë parti.
Basha është djali i sajuar i Berishës, thotë Kokalari, dhe tregon një histori të vitit 2005
Gazeta Dita ka sjellë në numrin e saj të sotëm një intervistë të shqiptaro-amerikanit, Geri Kokalari, në të cilën ai komenton zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha, në krye të Partisë Demokratike. Kokalari thotë se është i habitur se si një person anësor, nga më pak të talentuarit, si Basha, mund të marrë një peshë të tillë në PD.
A po zhvillohet gjueti shtrigash në PD, pas zgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar?
Pyetja të lind vetvetiu pas përplasjeve të fundit që po ndodhin, kryesisht në median sociale, midis figurave të larta në Partinë Demokratike. Ai që hapi Kutinë e Pandorës ishte Astrit Patozi, i cili tani po sulmohet rregullisht nga emra të njohur në selinë blu. Gara e brendshme dhe zgjedhjet për kryetarin e ri duket se janë kthyer në një mollë sherri mes përfaqësuesve të kësaj partie, duke shmangur kështu analizën e humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme më 23 qershor, raporton e përditshmja Shqip.