A po zhvillohet gjueti shtrigash në PD, pas zgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar?

Postuar në 28 Korrik, 2013 05:39

Pyetja të lind vetvetiu pas përplasjeve të fundit që po ndodhin, kryesisht në median sociale, midis figurave të larta në Partinë Demokratike. Ai që hapi Kutinë e Pandorës ishte Astrit Patozi, i cili tani po sulmohet rregullisht nga emra të njohur në selinë blu. Gara e brendshme dhe zgjedhjet për kryetarin e ri duket se janë kthyer në një mollë sherri mes përfaqësuesve të kësaj partie, duke shmangur kështu analizën e humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme më 23 qershor, raporton e përditshmja Shqip.

Ajo sjell edhe dy reagime të reja të dy eksponentëve demokratë: “Sado mall e pare të kesh vënë, nuk ka mjerim më të madh se të bëhesh ekzaktësisht si ata që ke sharë…” shkruan deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, i cili thekson se zgjedhjet në PD ishin më të mirat e zhvilluara ndonjëherë nga një parti politike në Shqipëri.

Ndërsa Gjokë Uldedaj ka shkruar: “Eshtë shumë e rëndësishme që të mos ta lodhim anëtarësinë me opinione të atyre që u shkëputën nga anëtarësia dhe sot përpiqen ose të hiqen të moderuar ose të kontestojnë një proces dhe një garë transparente me një pritshmëri të lartë”.

Re.Pu

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

A nuk shaheshin keshtu Blushi dhe Malaj ne 2009?

Histori te para keto ne politiken-olgargike shqiptare. Prandaj Lubonja eshte i vetmi qe ja vlen ne kete mes.

Submitted by KRIPTOOPOZITARI (not verified) on

Gjoke Uldedaj duhet degjuar sepse e ndriti fort andej nag Velipoja; nuk votuan as komshijte e tij per PD-ë.

Bathët duken se PD te te rrije gjate aty ku ka rënë per shkak te berishizmit.  Kjo sepse Baba Saliu, vetem sa  "nderroi xhaketen" e punes se tij por eshte aty. Ka dhe nje gjë; deri me tani ka patur si opozitar te tij kingult e kopshtit te tij !

Surpriza te pa kendshme e prasin.....!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.