BBC reportazh për Shqipërinë: Befasia e këndshme e një vendi që po ndryshon për mirë

Korrespondentja e BBC-së, Julia Langdon, ka zbuluar një pjesë të Shqipërisë pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe është habitur jo pak nga ajo çfarë priste të gjente dhe çfarë gjeti me të shkelur aty. “Tani po i afrohem Sarandës, për herë të parë në jetën time. Jam me një motor uji dhe e përgatitur për t’u përballur me vapën e madhe, varfërinë dhe fëmijët që lypin. Por jo! Gjëja e fundit që prisja të shihja ishin çadrat e plazhit, baret, hotelet dhe dyqanet luksoze të mbushura me vizitorë, megjithëse duket që pak prej tyre janë të huaj”, ka thënë korrespondentja e BBC-së.
Më pas ajo ka folur për infrastrukturën, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndalet tek zhvillimet politike në Shqipëri. “Shqipëria po bën një progres të jashtëzakonshëm në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë. Shumë gjëra po ndryshojnë për mirë këtu”, thotë ajo.
Langdon ka shtuar se tek shqiptarët ndihet optimizëm pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit: “Rama ka një armë sekrete për zbatimin e programit të tij: Tony Blair. 13 vjet pas vizitës në Shqipëri, Blair ‘rikthehet’ këtë herë për të konsultuar qeverinë e re që doli nga zgjedhjet e fundit. A mund t’i ndihmojë sërish shqiptarët Toni Blair?”
Re.Pu
Add new comment