Ministrja me ngjyrë e Integrimit: Fyerjet ndaj meje do të bashkojnë Italinë “e mirë”

Postuar në 28 Korrik, 2013 15:13

“Kërcënimet dhe fyerjet nuk më ndalin, unë shoh përtej tyre. Sigurisht, ndonjëherë kthehem në shtëpi e ndihem e lodhur. Mendoj se sa shumë rrugë ka për të bërë ende vendi ynë”. Kështu e nis rrëfimin e saj për La Repubblica, Cécile Kyenge, me origjinë kongoleze, ministrja e parë me ngjyrë në qeverinë italiane, e cila është vënë në shënjestër nga racistët e vendit fqinjë. Kyenge ka dy vajza, 20 dhe 17 vjeç, dhe është e martuar me një burrë italian, me profesion inxhinier: “Ai është paksa i shqetësuar për mua”, vijon ministrja e Integrimit, “por unë tani mendoj vetëm për sigurinë e vajzave të mia”. Racistët e kanë krahasuar atë me majmunët, duke i hedhur edhe banane, ndërsa ajo përgjigjet: “Nuk mund ta fsheh se ndihem e lodhur nga këto fyrje kaq të rënda. Nuk i prisja kështu”. Por, ajo sheh diçka “të mirë” në gjithë këtë histori: “Reagimet ndaj këtyre fyerjeve, do të bashkojnë Italinë ‘e mirë’ dhe ndoshta do të kontribuojnë në zgjimin e atyre zërave që në këto vite janë mënjanuar disi”.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.