Arkiv-Lajme
Basha u votua edhe si delfin i Berishës, edhe për sjelljen e tij ndryshe nga Berisha, thotë Preç Zogaj
Në një analizë të botuar sot në gazetën Mapo, Preç Zogaj jep një këndvështrim të ri për arsyet që sollën fitoren e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Sipas tij, fitorja e kryebashkiakut të Tiranë është aq e thellë sa nuk lë vend për pikëpyetje.
Vazhdojnë përplasjet në PD. Këshilltari i Bodes kritikon procesin e zgjedhjes së Bashës, kurse Alibeaj e mbron
Që pas qëndrimit të beftë të Astrit Patozit në “Top Story” lidhur me garën e zhvilluar në PD për kryetarin e partisë, duket se janë nxehur gjakrat. Pasi Lulzim Basha deklaroi dje se 41 mijë demokratë folën qartë në 22 korrik, duke theksuar se në PD ka mendim të lirë, në Facebook ka ardhur një koment nga ish deputetja demokrate, Arenca Trashani, e cila sulmon indirekt ata që kundërshtarët e Bashës: “Nuk u habita as edhe një fije… Ka njerëz të cilët, pasi kanë marrë shumë nga PD-ja, tamam si ndonjë paraardhës i tyre, mirënjohja i kthehet në urrejtje për PD-në.
Tensionohet së tepërmi situata në Egjipt, vriten 75 protestues mbështetës të Morsit
Gjatës natës, në Egjipt ka ndodhur një masakër e vërtetë me protestuesit në sheshin Tahrir. Mediat e huaja raportojnë për mbi 75 të vrarë [sipas Vëllazërisë Myslimane] nga sulmet e forcave të sigurisë kundër një manifestimi në Kajro në favor të presidentit të rrëzuar, Mohamed Morsi. E përditshmja italiane, Corriere della Sera, e cilëson si “lumë gjaku” atë çfarë ka ndodhur në Egjipt, ndërsa al-Jazira thotë se të plagosurit janë me dhjetra në katër rajonet e vendit.
Paloka i bën fresk Bashës dhe sulmon Patozin: Ai akuzon se është mik i Olldashit
“Gjylja e madhe plasi!”, do të thoshte Plaku Mere tek filmi “Njeriu me top”. Megjithatë, në Partinë Demokratike duket se jemi ende në fillimet e një përplasjeje mediatike mes atyre që mbështesin fort kryetarin e ri, Lulzim Basha, dhe ata që kundërshtojnë zgjedhjen e tij. Pas deklaratave të Astrit Patozit për garë të paracaktuar në PD, ka reaguar sot në Gazetën Shqiptare, deputeti Edi Paloka, i cili e ka vlerësuar procesin e zgjedhjes së Bashës në krye të PD-së si më të mirin e mundshëm.
Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e LSI-së për Kukësin; do të rinumërohen 15 qendra votimi
E majta ka shansin të marrë mandatin e 84-rt nëse pretendimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të konfirmohen pas rinumërimit të 15 qendrave të votimit në Qarkun e Kukësit. Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e LSI-së, por ka vendosur që kutitë të numërohen në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe jo në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pas këqyrjes së provave filmike, Kolegji ka arritur në përfundimin se ka pasur parregullsi gjatë numërimit.
Braçe: Arka e shtetit bosh, Fullani pagoi fushatën elektorale të Berishës
Banka e Shqipërisë, guvernatori i saj, e lejoi dhe pagoi qindarkë me qindarkë nevojën elektorale të qeverisë së Sali Berishës për të marrë borxh. Në mënyrë të përsëritur ai "bashkëpunoi" dhe pagoi fushatën me paratë e popullit,”- ka thënë Braçe për bashkëpunëtorët e tij në Facebook. Ai përmend Guvernatorin e Bankës, Ardian Fullani, i cili sipas tij, pagoi gjithë shpenzimet elektorale të Berishës. Deputeti Braçe saktëson me shifra se “në 6 muajt e vitit të ikjes, veçanërisht në mars, prill, maj, Berisha nuk mblodhi: 130. 000. 000 dollarë të ardhura tatimore!
Prishtina përgatitet për marrjen e përgjegjësive nga EULEX-i, kundërshton Sërbia
Po i vjen fundi një prej fazave më të rëndësishme, por edhe më të gjata, sipas politikanëve kosovarë, të ndërhyrjes ndërkombëtare me strukturat e veta paralele në Kosovë. Qeveria tha se po bënë përgatitjet për hartimin e planit për kalimin e përgjegjësive nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit tek institucionet vendase dhe përmbylljen e mandatit të këtij misioni. Ky pohim pasoi rezolutën e së enjtes të miratuar në parlamentin e Kosovës, nëpërmjet së cilës bëhet thirrje për përfundimin e këtij mandati nga qershori i vitit të ardhshëm.
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, episodi më fatkeq i 40 vjetëve të fundit, tri ditë zi kombëtare
Spanja vajton humbjen e 80 jetëve në aksidentin tragjik hekurudhor të një dite më parë. Tre dite zije kombëtare janë shpallur në vend. Më shumë se 90 pasagjerë nga 218 personat në bordin e trenit të aksidentuar në rrethinat e Santiago de Compestelas, vazhdojnë të mbetën të shtruar në spital. 30 prej sipas, sipas raporteve në media, janë në gjendje kritike për jeten. Mes tyre, ka edhe fëmijë.
Jozefina Topalli: Demokratët, përjetë me Sali Berishën. Mirë e ke, zonjë e nderuar, megjithëse bie pak era Enver...
Jozefina Topalli vijon të tregojë mbështetjen e saj ndaj ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Në një postim të saj në Facebook, Topalli shkruan se demokratët do të jenë përjetë me Sali Berishën dhe bashkëngjitur poston një foto të kryeministrit në detyrë. Në një kohë kur zëra brenda dhe jashtë PD flasin për një çarje të partisë më të madhe të opozitës, Topalli duket se po përpiqet të mbajë lart moralin e demokratëve, duke i thurur elozhe Berishës, pavarësisht se nuk ka uruar ende pasardhësin e tij për zgjedhjen në krye të selisë.
Tenori Agim Hushi: Urime nga personalitetet më të larta politike botërore, por jo nga Presidenti i vendit tim!…
“Me rastin e daljes në treg të “Amore Grande” mora shumë letra urimi dhe vlerësimesh nga shumë personalitete të botës, përfshirë presidentin e Italisë Giorgio Napolitano, kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin e EU Jose Barroso, presidentin austriak Helmut Fisher, mbretëreshën e Anglisë Elisabeta II etj., por jo nga Presidenti shqiptar, Zoti Nishani, të cilit në mënyrë të posaçme i kam dërguar CD me nënshkrimin tim si dhuratë nga Vjena.