Tensionohet së tepërmi situata në Egjipt, vriten 75 protestues mbështetës të Morsit

Postuar në 27 Korrik, 2013 04:01

Gjatës natës, në Egjipt ka ndodhur një masakër e vërtetë me protestuesit në sheshin Tahrir. Mediat e huaja raportojnë për mbi 75 të vrarë [sipas Vëllazërisë Myslimane] nga sulmet e forcave të sigurisë kundër një manifestimi në Kajro në favor të presidentit të rrëzuar, Mohamed Morsi. E përditshmja italiane, Corriere della Sera, e cilëson si “lumë gjaku” atë çfarë ka ndodhur në Egjipt, ndërsa al-Jazira thotë se të plagosurit janë me dhjetra në katër rajonet e vendit. La Repubblica citon një zëdhënës të Vëllazërisë Myslimane, i cili thotë se agjentët e policisë “nuk qëllojnë për të plagosur, por për të vrarë” dhe shton se “demonstruesit janë goditur në kokë dhe gjoks”. Dhuna shpërtheu gjatë natës, kur agjentë policie të ndihmuar edhe nga dritat e helikopterëve, sulmuan një qendër të Vëllazërisë Myslimane pranë xhamisë Rabaa al-Adaëiya në verilindje të kryqytetit. Në fillim u hodh gaz lotsjellës, pastaj kur demonstruesit refuzuan të shpërndaheshin, policia nisi të qëllojë në lartësinë e njeriut.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.