Prishtina përgatitet për marrjen e përgjegjësive nga EULEX-i, kundërshton Sërbia

Po i vjen fundi një prej fazave më të rëndësishme, por edhe më të gjata, sipas politikanëve kosovarë, të ndërhyrjes ndërkombëtare me strukturat e veta paralele në Kosovë. Qeveria tha se po bënë përgatitjet për hartimin e planit për kalimin e përgjegjësive nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit tek institucionet vendase dhe përmbylljen e mandatit të këtij misioni. Ky pohim pasoi rezolutën e së enjtes të miratuar në parlamentin e Kosovës, nëpërmjet së cilës bëhet thirrje për përfundimin e këtij mandati nga qershori i vitit të ardhshëm.
Kundër këtyre planeve reaguan zyrtarët serbë, sipas të cilëve largimi i EULEX-it do të nuk do të lejonte zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajmi bëhet i ditur sot nga Zëri i Amerikës.
Zh.
Add new comment