Braçe: Arka e shtetit bosh, Fullani pagoi fushatën elektorale të Berishës

Postuar në 26 Korrik, 2013 15:04

Banka e Shqipërisë, guvernatori i saj, e lejoi dhe pagoi qindarkë me qindarkë nevojën elektorale të qeverisë së Sali Berishës për të marrë borxh. Në mënyrë të përsëritur ai "bashkëpunoi" dhe pagoi fushatën me paratë e popullit,”- ka thënë Braçe për bashkëpunëtorët e tij në Facebook. Ai përmend Guvernatorin e Bankës, Ardian Fullani, i cili sipas tij, pagoi gjithë shpenzimet elektorale të Berishës. Deputeti Braçe saktëson me shifra se “në 6 muajt e vitit të ikjes, veçanërisht në mars, prill, maj, Berisha nuk mblodhi: 130. 000. 000 dollarë të ardhura tatimore! Paratë iu falën klientëve të Sali Berishës për nevoja elektorale. Në 6 muajt elektoralë, Berisha mori 380. 000. 000 dollarë borxh dhe e çoi në këtë nivel defiçitin e brendshëm. Një pyetje e rëndësishme endet në ajër e përplaset me surratin e Berishës: Çfarë u ndërtua në 3 muaj me këto para?!, - përfundon Braçe.

Zh.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Ne mos gaboj une, banka qendrore eshte thjesht agjenti qe kryen shitjen e bonove ndaj bankave dytesore. Se sa merr borxh qeveria, pra politika fiskale, nuk eshte fare kompetence e bankes.

Submitted by Anonim (not verified) on

Banka Qendrore ka ne dore bankat e nivelit te dyte. Te cilat ne keto vitet e fundit nuk jane "sforcuar" aspak qe te punojne me tregun e biznesit. Kjo sepse e kane nje klient te mire: shteti.  I cili u merr atyre bono sic thua ti, me 7%. kuote qe ne Itali quhej skandal dhe kur e arriten per here te pare u krahasuan me Greqine...

Banka Qendrore duhet te kishte nderhyre me kohe per te ulur kuoten e kreditimit te shtetit tek bankat ne pergjithesi, jo vetem tek Qendrorja. Jo vetem qe nuk ka nderhyre por as nuk komunikon qarte me "popullin", ne sensin qe populli yne nuk i njeh mire keto gjera. Populli qendron pak a shume si ne 1996 me fajdet. Dhe kemi pak a shume po ate lloj banke e klase politike.

Submitted by Bard (not verified) on

se ç lidhje ka banka qendrore me mosrealizimin e doganave, apo rritjen e borxhit publik, kete ekonomisti Braçe nuk na e sqaron mire. Me shume se argument, retorika e Braçes duket si nje sulm i koordinuar kunder emrave te perveçem, ne te cilin Braçe eshte veç ekzekutori. Vetem pak dite me pare, Rama ishte ne takim me Fullanin, dhe mesa duket konkluzuionet nuk paskan qene edhe aq pozitive.

Submitted by Albi (not verified) on

Bonot ne Shqiperi historikisht kane interesa me te larta, si per riskun me te larte si per inflacionin me te larte. Kjo eshte arsyeja pse ne marrim shumicen e borxhin ne bono 1-2 vjecare, ndersa Shba-ja i lejon vetes edhe bono 30 vjecare apo Italia 10 vjecare. Po cfare mund te bej BQ ndaj bankave dytesore sipas Braces kur qeveria vendos te marr borxh, se akoma nuk po e kuptoj?

Ne mos gaboj une, Fullani kerkoi te vendoset nje lloj rregulli fiskal qe te disiplinohet me shume sa e si merret borxh pra jo nje limit i mirfillite, qe ka probleme te shumta ne kohe krize, por nje ligj me i detajuar. Me shume se kaq veshtire se ka kompetence, per te mos thene qe ko e kalon kompetencen e vet.

Submitted by Fejzo (not verified) on

Brace eshte qeni i Rames. Ne fillim eshte ai qe leh dhe pastaj shkon Rama te shohe si jane punet dhe te marre  masat.

Submitted by analisti (not verified) on

Me ate te uriturin e perhershem Fullani duhet te merret drejtesia - shikoni se cafre ka bere me Hotel Dajtin - e ka kthyer ne shurrtore publike - Ed Rama e di qe ke shume maskarenj financiare por ky eshte kryesori duke filluar qe nga rroga  e tij qe e ka sa Guvernatori i Bankes Qendrore te Austrise ! Shqiperia vendi me i varfer me guvernator me rrogen me te larte - turp i madh dhe padrejtesi sociale ndaj votuesve listaxhinj ushqimore.

Submitted by Bard (not verified) on

guvernatori jone ne fund te muajit ben te njejten pyetje qe bente fatorino e kohes se xhaxhit, kur i thonin te firmoste ne bordero: pse, paska edhe rroge?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.