Arkiv-Lajme
Strehëza sekrete e Zogut në Londër kthehet në muze dhe vjen e pesta pas asaj të Hitlerit, Stalinit, Titos dhe Duçes
Pas strehës sekrete të Hitlerit, e cila ndodhej në Poloni, Stalinit, Titos dhe Duçes, ka tërhequr vëmendjen edhe ajo e mbretit Zog I në Britani. CNN i ka kushtuar një kronikë të veçantë disa prej strehëzave të diktatorëve më famëkeq të historisë botërore dhe qytetërimit. Në këtë video-dokumentar, paraqiten shtëpitë sekrete, të kthyera në muze tashmë dhe të hapura për publikun, të disa prej ish-diktatorëve të botës, ku në to përfshihet edhe mbreti Zog I.
Nishani i kthen krahët Berishës: Jam optimist për qeverinë e re dhe programin e saj ambicioz
“Mbetemi plotësisht të përkushtuar në intensifikimin e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, forcimin e shtetit të së drejtës dhe përshpejtimin e ritmit të reformave për arritjen e stadardeve evropiane. Kur them këtë, kam parasysh edhe angazhimin serioz të maxhorancës së re qeverisëse, të dalë nga zgjedhjet e fundit dhe bindjen se ajo do të realizojë me sukses programin e saj ambicioz”, ka thënë Nishani
Edhe pse e vogël, FRD ngelet shtëpia më e mirë e demokratëve të zhgënjyer nga gara e fundit në PD
Fryma e Re Demokratike duket se është shtëpia më e përshtatshme për të gjithë ata të zhgënjyer nga gara brenda Partisë Demokratike. Në Shkodër, ku anëtarët e PD u penguan që të votojnë për kryetarin e ri, kanë nisur bisedimet me Frymën e Re Demokratike. Kandidati i FRD, Fatlum Nurja e ka konfirmuar këtë lajm për gazetën Shqip.
Hollande Jahjagës: Po na sillni probleme me azilkërkuesit, shqetësimi i azilkërkuesve edhe në OKB
Kanë qenë tre lajme nga drejtime të ndryshme mbi azilkërkuesit, që kanë siell të njëjtin shqetësim dje në Kosovë. I pari ka të bëjë me takimin e Presidentes Jahjaga me Presidentin e Francës Hollande, ku ky i fundit i është ankuar Jahjagës se kjo çështje po shkakton probleme dhe po i jep shtetit një imazh të shëmtuar.
Patozi hap thesin: Kryetari i ri nuk është legjitim. Fevzo është shpallur armik. Vetëzhvishem nga çdo ofiq... pra, dorëhiqet!
“Unë as nuk kam uruar fituesin dhe as nuk kam ngushëlluar humbësin, sepse unë thjesht nuk kam votuar.” Kështu e nisi Astrit Patozi intervistën e tij në Top Story me Sokol Ballën.
Patozi tregoi që e kishte kutinë e votimit poshtë zyrës, por prapë nuk ka votuar, edhe pse Olldashi ia kërkoi.
Patozi kritikon Berishën. Dhe pastaj: “Ne e kemi me ngut rikthimin në pushtet”
Klasa politike shqiptare e mat suksesin me ardhjen e me qëndrimin në pushtet, dhe këtë gjë e thonë hapur rast e pa rast. Gjatë garës për kreun e PD-së, edhe Basha, edhe Olldashi, u premtuan demokratëve në vijimësi se shumë shpejt “do ta rrëzojnë Edi Ramën e do të rikthehen në pushtet”. Ky ishte premtimi i tyre i bujshëm, në një kohë që ende s’kanë ikur nga pushteti (legjislatura e re fillon në shtator).
Shkullaku: Berisha mund të frenojë kundërshtitë ndaj Bashës vetëm nëse rri vetë në zyrën e podiumin e PD-së...
Armand Shkullaku në një analizë te MAPO, krahason e gjen të përbashkëta te gabimet në zgjedhjen e Kryetarit të PD me ato të mandatit të dytë qeverisës të Berishës.
Shkruan Shkullaku:
Enver Hoxha: na, pushkatojini këta 30 vetë...
Liri Belishova mësohet të ketë dhënë një intervistë për albanologun Robert Elsie, që më 2011, dhe ky i fundit e ka botuar pikërisht tani. Është një rrëfim i sinqertë për ndjeshmëritë e një komunisteje të re, dhe për mënyrën sesi ëndërra u transformua në makth stalinist prej Enverit e të ngjashmëve si ai.
Ja 2 momente interesante nga kjo intervistë e rimarrë nga MAPO:
Rama mbledh koalicionin për të ndarë pushtetin në bazë të votave. Mungesa e Gjinushit, rastësi apo sinjal?
Pasi ka shpjeguar strukturën e re, Rama ka mbledhur krerët e partive aleate për të diskutuar ndarjen e përgjegjësive në qeverisjen e re të vendit. Mbledhja e njoftuar për në 17:00, ka nisur 2 orë me vonesë e po zhvillohet me dyer të mbyllura në selinë e PS-së.
Sipas vëzhgimit të Balkanweb, është vënë re mungesa e kryetarit të PSD-së Skënder Gjinushi.
Rinumërimi në Shkodër përfundoi: U mbars mali e polli një mi
Votat e 417 kutive të 8 KZAZ-ve të qarkut të Shkodrës janë rinumëruar kokërr më kokërr nga anëtarët e KQZ-së. PD-ja paralajmëroi hapje të kutive dhe në qarqe të tjera, dhe me këtë lanë të kuptohet se nuk do të heqin dorë nga beteja për transparencë, por rinumërimi në Shkodër rezultoi një show i kotë e i tepërt, përrveçse i paligjshëm (dhe sipas Kolegjit Zgjedhor). Rinumërimi nxorri që – sipas fjalës së Hysen Osmanit, komisionerit të KQZ-së – “PR-ja pretendoi një mandat, dhe pas verifikimit diferenca vetëm u thellua [në dëm të kësaj partie].