Arkiv-Lajme
Procesi i votimit në PD i deformuar? Është e njëjta parti që ka manaxhuar “me sukses” disa votime kombëtare në 8 vjet
Nëse dhe brenda “bunkerit” të PD dalin zëra të pakënaqur për procesin, atëherë imagjinata mund të na çojë të mendojmë se problemet kanë qenë disa-fish më tëmëdha se sa duken.
E shkuara e errët e Lul Bashës. Kush do ta hapë CV-në e tij?
Një nga themeluesit e PD, ish deputeti Arben Meçe, duke folur për gazetën Dita argumenton se ngutja në zgjedhjen e Lul Bashës si Kryetari i iri i PD, ndodhi sepse Berisha e di që ai nuk gëzon mbështetje as në PD, dhe donte ta kryente procesin sa kohë ka akoma ekzekutivin në dorë. “Nxitoi të bënte zëvendësimin e vetes me një njeri që është po vetja”. Meçe nuk e quan Lul Basha, por “fytyra e re e Saliut” sepse është thjesht një marionetë e drejtpërdrejtë e Saliut”.
Ngutja për ta “tranzituar” PD-në (kur dhe shteti tranzitohet për 2 muaj e gjysmë) për 15 ditë erdhi për dy arsye:
Skenari i PD në opozitë, një film horror që e kemi parë një herë??
Mediat po përpiqen fort të “lexojnë” idetë e Sali Berishës në opozitë. Shqiptarja.com sjell sot një version të skenarit që pritet të ndjekë opozita e ardhëshme, që i ngjan mjaft atij të opozitës ’98-2005.
Hapi i parë i demokratëve po realizohet ndërkohë: lënia e “tokës së djegur” për qeverinë e re - duke boshatisur arkën e shtetit, duke vendosur rritje pagash e pensionesh, duke blerë energji dhe rënë dakord që pagesa të fillojë në tetor si dhe duke parashikuar një dimër të vështirë për shqiptarët.
B.Haxhiu nuk u ndahet islamikëve radikalë: Po e përdjallëzoni fenë e vërtetë
Gazetari Baton Haxhiu e ka bërë kauzë të vetën, qëndrimin e prerë kundër islamit radikal në Kosovë. Pas disa reagimeve të islamikëve (fotoja, ilustrative) mbi shkrimin e tij të javës së kaluar, në trajtën e një përgjigjeje kolegut të tij nga Zvicra, Xhemal Ahmeti, Haxhiu është kundërpërgjigjur me një shkrim tjetër. Në fakt, një letër e hapur, e titulluar “të dashur radikalë islamikë”. Ja si u drejtohet Haxhiu këtyre grupimeve: “Racizmi, që ofroni si metodë linçimi, manifeston qartë padashurinë që keni ndaj këtij vendi.
Kosovarët blejnë prona në Serbi për hir të pasaportës Shengen, thotë një gazetë serbe
E përditshmja kosovare Telegraf citon homologen serbe “Alo”, lidhur me blerjen massive të pronave nga shqiptarët e Kosovës, në qytete të ndryshme serbe, me qëllim përfitimin e pasaportës së liberalizuar të Serbisë, që mundëson udhëtim të lirë në BE. Pronat thuhen se blihen përmes ndërmjetësve në Serbi, ndërsa në këtë mënyrë, vetëm në Nish në pronësi të shqiptarëve janë qindra banesa, shkruan Alo. Sipas të përditshmes serbe, shqiptarët blejnë prona edhe në vise tjera në Serbi, përfshirë edhe Vojvodinën. Kësisoj, janë dhënë pasaporta në Kragujevc, Nish, Beograd e sidomos Novi Pazar.
Dueli PD-LSI në Kukës, Kolegji Zgjedhor rihap “lojën”
Provat filmike ku shfaqen mospërputhjet e votave me tabelat e KQZ-së, kanë rezultuar bindëse për Kolegjin Zgjedhor të kryesuar nga Valbon Çekrezi. Kolegji ka vendosur që për këtë qark të kryhet akt-ekspertimi i provave, i cili do të bëhet nga përfaqësues të LSI-së dhe PD-së, emrat e të cilëve i janë paraqitur Kolegjit në orën 18:00. LSI ka kërkuar rinumërimin e votave në 15 qendra votimi të rrethit të Tropojës, pasi ka konstatuar papërputhshmëri midis tabelave të KQZ-së dhe pamjeve filmike që ajo posedon.
Facebook-u përvijon përplasjet në PD. Peka lidh Olldashin me klane krimi
Revoltimi në facebook i deputetes Mesila Doda mbi parregullsitë me listat në zgjedhjet demokrate, u shoqërua, ashtu si dhe fjalimi i fundit i Sokol Olldashit, me thirrjen që këtej e tutje PD-ja të vërë rregull në shtëpinë e vet. Po kështu, një kapak me urdhër nga lart, duket se iu vu edhe sherrit të fushatës, mes botuesit Fahri Balliu dhe këshilltarit të ministrit Bode, Fundo. Por rrjeti social ashtu siç shërben për valvulë shkarkimi të pakënaqësive, vlen edhe për t’iu gëzuar fitores. Gazetari Çlirim Peka, mbështetës i PD-së, ka shkuar madje dhe më larg.
Nano apelon për një hetim parlamentar të këtyre zgjedhjeve; pas shtatorit
Në shkrimin e tij të publikuar, si zakonisht, në të përditshmen Shqip, Mustafa Nano krahason dy situatata pas zgjedhore, atë të 2009, kur socialistët kërkonin hapjen e kutive dhe këtë të këtyre ditëve kur demokratët po kërkojnë transparencën e votave. “Nuk duket se ka shumë pika të përbashkëta, ndonëse në publik ka një perceptim, sipas të cilit situatat janë identike”, thotë ai, dhe pak më tutje saktëson se, me hapjen e dhjetë kutive të para të Lezhës, për të cilat pati kërkesë e ankimim, “Berisha e mori atë që socialistëve nuk deshi t'ua jepte (me të njëjtin ligj)”.
Fjala e plotë e Olldashit pas zgjedhjeve në PD që u dha … në Ministrinë e Transporteve (!!!)
Më poshtë po e japim të plotë deklaratën që Sokol Olldashi dha në përfundim të garës për kreun e PD-së, të cilën e humbi me rezultat të thellë. Këtë deklaratë ai e dha pak minuta pas asaj të Bashës (fituesit), dhe e dha, në mënyrë shumë të çuditshme, në Ministrinë e Transportit (sipas Shqiptares.com). Ja fjala e tij, që paraqet interes, megjithatë:
M.Pashaj “uron” Bashën dhe i kujton Paktin Detar me Greqinë
Myslim Pashaj, koloneli në rezervë dhe njeriu që denoncoi marrëveshjen detare me Greqinë, ka uruar për detyrën e re në krye të PD-së Lulzim Bashën, dhe i ka kujtuar pak… pikërisht këtë marrëveshje, në një shkrim për gazetën Dita. Artikulli “Pije detin, Lulzim”, ndalet tek kjo çështje dhe roli i Bashës si ministër i Jashtëm. “Berisha dhe Lulzimi bartin dhe do ta bartin në historinë e këtij kombi një Marrëveshje Detare me Greqinë. Ishin arredues të kurorës që i vunë mbi krye, Paktit të Shitjes së Detit Kombëtar, në një festë të turpshme, që historia do ta shkruajë sot apo nesër.