Dueli PD-LSI në Kukës, Kolegji Zgjedhor rihap “lojën”

Provat filmike ku shfaqen mospërputhjet e votave me tabelat e KQZ-së, kanë rezultuar bindëse për Kolegjin Zgjedhor të kryesuar nga Valbon Çekrezi. Kolegji ka vendosur që për këtë qark të kryhet akt-ekspertimi i provave, i cili do të bëhet nga përfaqësues të LSI-së dhe PD-së, emrat e të cilëve i janë paraqitur Kolegjit në orën 18:00. LSI ka kërkuar rinumërimin e votave në 15 qendra votimi të rrethit të Tropojës, pasi ka konstatuar papërputhshmëri midis tabelave të KQZ-së dhe pamjeve filmike që ajo posedon. Janë rreth 155 vota të dyshimta, që sipas LSI-së i përkasin asaj ndërkohë që i janë dhënë PD-së. Pas ekspertimit, Kolegji do të vendosë për kërkesën e rinumërimit. E njëjta kërkesë u rrëzua pak ditë më parë në KQZ si e pambështetur në prova dhe fakte.
A.K
Add new comment