M.Pashaj “uron” Bashën dhe i kujton Paktin Detar me Greqinë

Postuar në 23 Korrik, 2013 09:15

Myslim Pashaj, koloneli në rezervë dhe njeriu që denoncoi marrëveshjen detare me Greqinë, ka uruar për detyrën e re në krye të PD-së Lulzim Bashën, dhe i ka kujtuar pak… pikërisht këtë marrëveshje, në një shkrim për gazetën Dita. Artikulli “Pije detin, Lulzim”, ndalet tek kjo çështje dhe roli i Bashës si ministër i Jashtëm. “Berisha dhe Lulzimi bartin dhe do ta bartin në historinë e këtij kombi një Marrëveshje Detare me Greqinë. Ishin arredues të kurorës që i vunë mbi krye, Paktit të Shitjes së Detit Kombëtar, në një festë të turpshme, që historia do ta  shkruajë sot apo nesër. Ky ishte dueti i pare: Kryeminsitri dhe Ministri i Jashtëm i një Shqipërie që s’e kish mbledhur ende vetveten e saj të shprishur në Ballkan. Ky duet dhe “shou” para një mjedisi diplomatik, gjeostraegjik dhe politik të shformuar kësillojshëm,  habiti edhe vetë fqinjën tonë Greqinë. Ndërsa ata të dy, në lavdinë e rreme, vijuan të mbanin kokën lart, në kreninë e tyre të çuditshme e të pavend, ardhur kushedi prej ç’shtysash të dyshimta”, thotë Pashaj, duke e mbyllur shkrimin me pikëpyetjen nëse do ta brejë vetëdija Bashën, “për këtë antivepër që i la Shqipërisë”.

 

Artikullin e plotë lexojeni në linkun:

http://www.gazetadita.al/pije-detin-lulzim/

A.K.

Comments

Submitted by Nasi Shamia (not verified) on

<p>Ketij bravo i qofte per ate qe beri, por kam pershtypjen se tani eshte bere si ato grate e keqija, qe u nxjerrin prapanicen te gjithe kalimtarve.</p>

Submitted by Enkelejda (not verified) on

<p>Si puna e atyre veteraneve te rrjedhur te Luftes qe &nbsp;ne fund te fundit kishin cliruar vendin, &nbsp;por andej nga fundi nuk duroheshin me!</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Sec me kujtove njerin qe kishte qene ne &nbsp;kampet e interinimit ne Gjermani dhe vinte kur ishim ne plazh ne kohe dreke kur hanim buke dhe atje ku ishim ne hije te pishes pa na pyeteur fillonte dhe tregonte sa keq kish kaluar ne kamp dhe ne dashje pa dashje i jepnim ca sharqi qe sapo kishte dale dhe e shisnin shtrenjte. &nbsp;Donim s&#39;donim nderruam vendin me tutje ku kishte mushkonja por sharqinin e hanim rehat. Por Myslim Pashai nuk ka arritur ne ate faze!</p>

Submitted by Nail Llogaraja (not verified) on

<p>Ky person ben zhurme qe bota te kujtohet per te. Une nuk e di nese Bashes i jepte kush llogari per ato qe diskutoheshin ne nje komison qe nuk varej drejteperdrejte prej tij. Morpo Pashai i kthehet historise se vjeter qe te thote se jam une qe e shpetova Shqiperine. Duhet ta kete gjoksin grope i vrari!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.