Nano apelon për një hetim parlamentar të këtyre zgjedhjeve; pas shtatorit

Në shkrimin e tij të publikuar, si zakonisht, në të përditshmen Shqip, Mustafa Nano krahason dy situatata pas zgjedhore, atë të 2009, kur socialistët kërkonin hapjen e kutive dhe këtë të këtyre ditëve kur demokratët po kërkojnë transparencën e votave. “Nuk duket se ka shumë pika të përbashkëta, ndonëse në publik ka një perceptim, sipas të cilit situatat janë identike”, thotë ai, dhe pak më tutje saktëson se, me hapjen e dhjetë kutive të para të Lezhës, për të cilat pati kërkesë e ankimim, “Berisha e mori atë që socialistëve nuk deshi t'ua jepte (me të njëjtin ligj)”.
Lidhur me transparencën e këtyre zgjedhjeve, Nano i bën apel Ramës të dalë e të deklarojë qysh tani se “në fillim të legjislaturës së re do të pranojë ngritjen e një komisioni parlamentar të hetimit të zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe nëse nga ky hetim do të rezultojë që PD-së i është vjedhur një mandat deputeti, ky mandat do t’i rikthehet pa një, pa dy; ndërsa ata komisionerë që kanë marrë pjesë në manipulime të mundshme do të çohen para drejtësisë”.
“Rama duhet ta bëjë këtë, nëse Berisha e kërkon”, përfundon ai. Kjo duhet bërë edhe për të dënuar ata që kanë guxuar të vënë duart mbi votat
Re.Pu.
Comments
Shume e drejte kjo qe thote

Shume e drejte kjo qe thote zoti Nano, meqenese Kolegjet me gjykatesit brenda e shkaterruan kete vend per vite me rradhe, nga qe rrine te lagavitur nga pushteti. Po ti kishte fituar Berisha keto zgjedhje do hidhnin poshte cdo kerkese te PS, e keshtu me rralle. Te pakten ta pesojne ca, qe te vene mendte te tjeret.

1) Me te njejtin ligj ??? Mos

1) Me te njejtin ligj ??? Mos shkruani gafa, dihet qe Kodi Zgjedhor eshte ndryshuar ne vitin 2012 (kur kerkonte Rama transparencen e zgjedhjeve te vitit 2009 ishte Kod Zgjedhor tjeter); 2) Perderisa po zbatohen procedurat ankimore qe parashikon ligji dhe fatmiresisht Kolegji Zgjedhor nuk eshte me i njeanshem, cdo ndryshim eventual mandatesh mund te behet tani ne vere.

Kur merret dhe certifikohet

Kur merret dhe certifikohet mandati ai nuk kthehet me mbrapsht. Votat duhen numeruar jo per te permbysur rezultatin (kjo qartesisht nuk ndodh) por per te bere transparence te plote dhe ndare mandatet sipas menyres qe kane votuar zgjedhesit. PS ka fituar dhe le ta gezoje fitoren por nuk duhet ta njollose fitoren e saj me nje mandat me shume ose me pak duke lejuar qe shqiptareve ne vitin 2013 t'u tjetersohet vota. PD dorezoi pushtetin por askush nuk mund dhe nuk duhet te mendoje se mund te vjedhe votat e saj diten per diell. Rama eshte njeriu i fundit qe do t'i duhej nje apo dy mandate te vjedhura !

Nano ka nevoje te ulet nga

Nano ka nevoje te ulet nga rete. Pa te keq, por me duket se humb shpesh kontaktin me realitetin.

OK, e zeme se u hapen kutite

OK, e zeme se u hapen kutite ne shtator. Pse te besojme cfare do te gjejme brenda? A mund t'i besohet mirembajtjes qe mund t'u kete bere Berisha kutive?

Kjo eshte nje bisede e ngjashme me ato analizat e Zaloshnjes mbi votat e 2009-es (nje miku im e pershkruante me nje barazim matematik: 5+7-7=5 kurse populli i thjeshte ka ate shprehjen "po te kishte halla...").

Nqs Rama do te kishte deshiruar ndonjehere zgjedhje te lira e te ndershme do te kishte kundershtuar kete ligj te mbrapshte. Perkundrazi, ai e beri kete ligj per te pasur pushtetin total. Ne 2009 e humbi ka shume mundesi prej vjedhjes se Saliut (pavaresisht se Rama vodhi gjithashtu). Ne 2013 e humbi prej mungeses se bindjes, forces dhe durimit per te dale ne gare pa LSI. Vetem mungesa e trajtave te liderit e detyroi te bashkohej me Meten. Por ndoshta per ne del dicka me mire nga kjo pseudo-demokraci qe kemi kesaj rradhe.

Ku eshte shkrimi se nuk po e

Ku eshte shkrimi se nuk po e lexojme ngaqe faqja e "Shqip"-it nuk hapet!?

Add new comment