Arkiv-Lajme

A mund të qeverisin sërish bashkë PDK-ja dhe LDK-ja në Kosovë? pyet Express

Postuar në 21 Korrik, 2013 13:29

Kjo është pikëpyetja që ka hedhur e përditshmja kosovare “Express”, në një artikull të gazetarit Faton Ismajli. Shkrimi thotë se konsultimet për një lidhje të mundshme mes dy partive që kanë një rivalitet tradicional, kanë filluar që tani, edhe pse zgjedhjet parlamentare do të mbahen vitin e ardhshëm. Ndërsa, burime ndërkombëtare citohet t’i kenë thënë gazetës “Express” se në bazë të sondazheve aktuale, krijimi i Qeverisë së ardhshme shihet si e vështirë.

Pjesa më e keqe e Shqipërisë ka drejtuar pjesën më të mirë të vendit, administrata në detyrë, më e keqja që kemi pasur ndonjëherë, ka thënë Shehi

Postuar në 21 Korrik, 2013 12:37

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka thënë për gazetën “Mapo” se administrata në detyrë ka qenë më e keqja në historinë e shtetit shqiptar, pasi në të ka dominuar krahinarizimi i thellë.

Paralajmërimi i Berishës: Nuk do ta njohim pushtetin e ri sepse ka dalë nga krimi dhe droga

Postuar në 21 Korrik, 2013 11:50

E tha Gerti Bogdani para disa orësh, por tani është konfirmuar edhe nga kryeministri Sali Berisha. Asaj që gjithkush i trembej duket se do të ndodhë: PD-ja nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht se kishte pranuar humbje tre ditë pas 23 qershorit. Kryeministri Berisha ka shkruar këtë deklaratë në Facebook:

Privatizimet në sektorin e naftës dhe energjisë kanë dështuar, thotë prof. dr. Maksi Shuli

Postuar në 21 Korrik, 2013 10:34

Privatizimi apo dhënia me konçesion, në sektorin e naftës i ARMO-s dhe tendenca për të privatizuar “Albpetrolin”, apo gjithashtu edhe në fushën energjisë elektrike, si OSSH, HEC-et e vogla etj., vlerësohen si një dështim nga ana e ish nën/kryetarit të Agjencisë Kombëtare të Energjisë, prof. dr. Maksi Shuli. Në një intervistë dhënë gazetës Shqip, ai ka thënë se qëllimi i vetëm qeverisë për të privatizuar apo dhënë me konçesion këto pasuri ishte dëshira për të mbushur arkën bosh të shtetit.

Berisha ka ndërmend ta kthejë humbjen në fitore: Nuk njohim rezultatin e zgjedhjeve pa transparencë, thotë Bogdani, duke përmendur Lezhën

Postuar në 21 Korrik, 2013 10:08

Tri javë pas pranimit të humbjes dhe dorëheqjes së Berishës nga kreu i PD-së si pasojë e rezultatit të thellë në zgjedhje, PD kërcënon se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve  pa një transparencë të plotë të votës së shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat, Gerti Bogdaniashtu si dhe disa ditë më parë, akuzoi maxhorancën e re të dalë nga zgjedhjet e qershorit se e ka arritur një rezultat të tillë përmes bashkëpunimit me vrasës serialë, trafikantë droge dhe me para të pista.

Bernd Fisher: Ishte fat që Berisha nuk fitoi mandatin e tretë. Rama është njeri i zgjuar që di se ç’bën

Postuar në 21 Korrik, 2013 08:21

Në një intervistë të shkurtër për gazetën Dita, historiani dhe studiuesi i njohur amerikan, Bernd Fisher, ka bërë komentet e tij lidhur me disfatën që pësoi Berisha në 23 qershor, por jep edhe disa këshilla për qeverinë e re të Ramës. Sipas tij, humbja e PD-së në zgjedhje erdhi për shkak të korrupsionit, papunësisë dhe varfërisë, por edhe për shkak të autoritarizmit në rritje të Berishës. “Ndonëse trashëgimia e zotit Berishës u dëmtua gjatë mandatit të tij të fundit, ai do të kujtohet si figurë e rëndësishme gjatë tranzicionit të Shqipërisë.

Isa Mustafa kritikon Kryeministrin kosovar për keqqeverisje: “I ka humbur ora në oborr”, ironizon ai Thaçin

Postuar në 21 Korrik, 2013 06:39

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar edhe një herë qeverisjen nën udhëheqjen e Kryeministrit Hashim Thaçi, duke thënë se partia që ai udhëheqë do të jetë fitimtare në zgjedhjet e ardhshme. Mustafa ka kritikuar Thaçin sidomos për përpjekjet e këtij të fundit për të krijuar komuna të reja në vend. Këtë deklaratë ai e ka bërë në një tubim të zhvilluar në Isniq të Deçanit, Mustafa tha se kryeministri aktual “e ka humbur rrugën në oborr” dhe duhet të largohet sa më shpejt nga qeverisja.

Olldashi thumbon Bashën: Kryetari i ri i PD-së duhet të jetë në Parlament për të bërë opozitë

Postuar në 21 Korrik, 2013 06:21

U desh dita e fundit e fushatës brenda PD-së, për të dëgjuar Sokol Olldashin që “thumbon” kundërshtarin në garën për Kryetar të partisë. Ndryshe nga takimet e mëparshme, ai e ka fokusuar fjalën tek avantazhet që ka kundrejt kandidatit Lulzim Basha. Pasi thotë se e njeh më mirë strukturën e PD-së, sepse ka hyrë aty si militant, dhe se ka një eksperiencë të vyer opozitare, Olldashi ka qëlluar: “Avantazhi i tretë është të qenit në parlament. Debati politik atje ka arenën dhe atje duhet të zhvillohet.

Vazhdon eliminimi fizik i të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikallasë, vritet nga policia greke Marian Kola, i shpëton rrethimit Ilir Kupa

Postuar në 21 Korrik, 2013 05:36

Arratisja e të burgosurve shqiptarë nga famkeqi, burgu i Trikallasë, ka disa muaj që ka ngritur në këmbë policinë greke. Përleshja e radhës me dy të burgosurit ka ndodhur pranë urës së lumit Kalama, në fshatin Vrosina në malet e Sulit, ku policia i ka ngushutuar atyre rrethimin për të mos u lejuar hyrjen në Shqipëri. Ata janë zbuluar nga kamerat termike të policisë, që kontrollonte zonën gjatë natës. Policia ishte vënë në ndjekje të dy të arratisurve prej kohësh dhe ishin marrë të gjitha masat që ata të mos hynin në Shqipëri.

Berisha thyen rekorde noti në miliona lekë të shpenzuara për vilën qeveritare të Dhërmiut

Postuar në 21 Korrik, 2013 05:03

 

E ndërsa gjendja ekonomike dhe financiare e vendit është ajo që është, dhe që më mirë se çdo tjetër e di Kryeministri në të praptë, Berisha, të cilit, siç është shprehur shpesh, por më tepër në fushatën e fundit zgjedhore, i dhimbset çdo qindarkë e siguruar nga djersa dhe gjaku i shqiptarëve, kur ka ardhur puna për vete dhe familjen e tij, ka shpenzuar miliona nga ky gjak e djersë vetëm e vetëm për të qetësuar veten pas tronditjes së madhe që ka pësuar me humbjen e zgjedhjeve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme