Isa Mustafa kritikon Kryeministrin kosovar për keqqeverisje: “I ka humbur ora në oborr”, ironizon ai Thaçin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar edhe një herë qeverisjen nën udhëheqjen e Kryeministrit Hashim Thaçi, duke thënë se partia që ai udhëheqë do të jetë fitimtare në zgjedhjet e ardhshme. Mustafa ka kritikuar Thaçin sidomos për përpjekjet e këtij të fundit për të krijuar komuna të reja në vend. Këtë deklaratë ai e ka bërë në një tubim të zhvilluar në Isniq të Deçanit, Mustafa tha se kryeministri aktual “e ka humbur rrugën në oborr” dhe duhet të largohet sa më shpejt nga qeverisja.
“Problem madhor i këtij vendi është gjendja ekonomike; problem madhor i këtij vendi është sundimi i ligjit; problem madhor i këtij vendi është integrimi dhe shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës. Nuk është problem madhor i këtij vendi si të zhbëhet, si me i prishë komunat, si me i shkatërru komunat, sepse prej prishjes nuk fiton askush”, - ka thënë Mustafa.
Zh.
Add new comment