Arkiv-Lajme

21 Janari në Gjykatën e Apelit. Ende pa filluar, procesi hyn përsëri në “kalendat greke”!

Postuar në 19 Korrik, 2013 03:18

Seanca e parë gjyqësore në Apel ndaj tre gardistëve të akuzuar për vrasjen e tre protestuesve në 21 Janar, u zhvillua sot. Shorti për trupën gjykuese si relator i kishte rënë gjyqtarit Astrit Haxhialushi.  Çështja e 21 Janarit mbërriti në këtë gjykatë pas apelimit që Prokuroria i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që shpalli të pafajshëm ish-kreun e Gardës, gjeneral Ndrea Prendin dhe ish-komandantin e njësisë speciale Agim Llupo.

Greqia sot në një ditë të vështirë, parlamenti kaloi ligjin që shkarkon 25 mijë nëpunës publikë

Postuar në 19 Korrik, 2013 03:05

Parlamenti grek, i shtrënguar nga rrethanat dhe presioni ndërkombëtar, ka votuar ligjin për pushimin nga puna të mijëra punëtorëve në sektorin publik. Pardje në mbrëmje u miratuan masat ligjore, me një dallim të vogël në vota. Ky aprovim ishte i nevojshëm, për të zhbllokuar ndihmat e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar, që kapin vlerën prej 7 bilionë euro.Me këtë normë ligjore, caktohen planet për largimin nga puna të 25.000 punëtorëve, kryesisht mësues dhe policë komunal.

Pas Londrës, Rama e “mban frymën” në Itali, ku, siç thotë, ka marrë mbështetje të fuqishme për programin e tij të ri qeverisës

Postuar në 19 Korrik, 2013 02:30

Pas takimit me Toni Blair në britaninë e Madhe, kryeministri i ardhshëm i shqiptarëve, Edi Rama, e ka “mbajtur frymën” në Itali, ku është takuar me kryeministrin e këtij vendi, kryediplomaten Emm Boninno, por edhe me tre ish- kryeministra italianë, prej të cilëve ka marrë mbështetje për realizimin e programit. Siç njofton në tëiter dhe në facebook, Rama ka drekuar me kryeministrin italian, Enrico Letta, më pas ai është takuar edhe me ministren e Jashtme, Emma Bonnino, Massimo D’Alemën, Silvio Berlusconin dhe Giuliano Amaton, ish- kryeministra të këtij vendi.

Olldashi: po të isha unë gjykatës vendimi për Metën do të kishte qenë ndryshe (në lidhje me 'bllokun')

Postuar në 18 Korrik, 2013 16:10

I ftuar sonte në emisionin Top Story të Sokol Ballës në TCH, Sokol Olldashi nuk ka dashur të përveshë mëngët ‘personalisht’ me Bashën. I pyetur nga Balla për posterat e Bashës në Kukës, ku ai figuronte mes Berishës e Hajdarit, Olldashi fillimisht u shpreh “se nuk më duken si postera të bërë nga Luli” dhe pavarësisht se Basha iardhur vonë në PD as që e ka njohur personalisht Hajdarin, e mbrojti rivalin duke thënë që “nuk nevojitet njohje personale për të njohur vlerat e Hajdarit.”

Tematikë lirie: Rusët burgosin kritikun më të madh të Putinit

Postuar në 18 Korrik, 2013 15:27

Lideri i opozitës ruse Aleksei Navalny ka marrë një dënim me burgpër pesë vjet, për gjoja përvetësime nga një kompani druri. Navalny ka mohuar akuzat dhe pretendon se gjykimi dhe burgosja ishin të motivuara politikisht. Mbështetësit e tij por dhe personalitetet e huaja kanë deklaruar se akuzat ishin të stisura.

Navalny kishte drejtuar fushatën kundër partisë së presidentit Putin,  Rusia e Bashkuar. Navalny denonconte rregullisht korrupsionin në qeverinë ruse.

Rinumërim në 10 kuti në Lezhë: PD-në, aty vërtet e kanë vjedhur! A i intereson PD të hapen të gjitha kutitë e ‘Pandorës’?

Postuar në 18 Korrik, 2013 13:56

Ditën e enjte, në sallen e mbledhjeve të KQZ-së u rinumeruan votat e 10 kutive që i përkasin qytetit të Lezhës, për të cilat Partia Demokratike kërkoi rivlerësim të tabelave të rezultateve të tyre. Rinumërimi dëshmoi në sallën e KQZ-së manipulim të rezultatit në këto qendra edhe nga grupet e numërimit, njofton Top Channel. Nga 39 vota që bënë diferencën e mandatit të fundit të këtij qarku, i cili sipas vendimit të KQZ-së, i shkoi PD, diferenca thellohet në 306 vota në favor të koalicionit të djathtë.

Lubonja në Klan Kosova: “Artikulli është keq-cituar” por... rithekson elementin e abuzimit të pushtetit nga ana e heronjve

Postuar në 18 Korrik, 2013 12:20

Gazeta Express ka zbardhur një intervistë telefonike të Fatos Lubonjës në Emisionin InfoMagazina të Klan Kosovës. I pyetur për tollovinë e shkaktuar nga shkrimi I tij “Nën Qiellin e Europës” që shumë mediume i vunë si titull ose nëntitull, “Lubonja: shqiptarët janë skizofrenë” ose “Lubonja: Haradinaj është vrasës” Lubonja thotë:

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Komuniste Kineze... një rrëfenjë vere

Postuar në 18 Korrik, 2013 11:53

Ndërsa Rama takon Kryeministrin italian Letta, Kryeministri (jo) në detyrë ka takuar sot një delegacion të Partisë Komuniste Kineze. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Kryeministrisë, gjatë bashkëbisedimit me komunistët kinezë, Berisha u shpreh se  Partia Demokratike dhe Partia Komuniste e Kinës, kanë transformuar rrënjësisht dy vendet përkatëse.

Klosi: me Berishën, nuk duhet sjellë si Nano

Postuar në 18 Korrik, 2013 10:39

Në 1 intervistë sot për Xhevdet Shehun te Dita, ish kreu i ShiSh, Fatos Klosi shtjellon faktorët që çuan në humbjen katastrofike të Berishës më 23 qershor, por nuk beson se kapitulli i Berishës është mbyllur. Ai shpreh frikën e rikthimit të Berishës për destabilizim.

Ai flet për një dhënie fund të kultit të mosndëshkueshmërisë duke iu referuar Nanos:

Të gjithë kundër kësaj kopertine. Mister “pse”-ja!

Postuar në 18 Korrik, 2013 10:17

Ballinat e revistave synojnë të të zbavisin, informojnë, ngrenë zërin, ose, në rastin e numrit të 1 gushtit të Rolling Stone, të të mllefosin. Mijëra fansa e shanë me lloj lloj fjalësh, ose minimalisht e quajtën “e shpifur” këtë ballinë, thjesht sepse në të ishte fotoja e të prezumuarit për terrorist, i dyshuar për shpërthimet në maratonën e Bostonit, Tsarnaev Dzhokhar, i cili javën e kaluar u vetëdeklarua jo fajtor për akuzat. Djali mund të përballet me dënimin me vdekje nëse gjendet fajtor për sulmin e prillit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme