Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Komuniste Kineze... një rrëfenjë vere

Postuar në 18 Korrik, 2013 11:53

Ndërsa Rama takon Kryeministrin italian Letta, Kryeministri (jo) në detyrë ka takuar sot një delegacion të Partisë Komuniste Kineze. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Kryeministrisë, gjatë bashkëbisedimit me komunistët kinezë, Berisha u shpreh se  Partia Demokratike dhe Partia Komuniste e Kinës, kanë transformuar rrënjësisht dy vendet përkatëse.

Gjëja gazmore e ngjarjes është se Berisha u ndal tek inisiativa e qeverisë së drejtuar prej tij për mësimin e gjuhës kineze në shkollat e vendit si një hap me rëndësi në zhvillimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, nismë që nuk  ka ndonjë raportim konkret nëse ka nisur e ku ka ngelur.

Si nëpër të, u falënderua dhe kompania kineze CSCEC (China State Construction Engineering Corp.ltd) dhe qeverinë Kineze për ofertën realisht të leverdisshme që kanë bërë para zgjedhjeve për rrugën e Arbrit. Po si nëpër të thuhet që kjo kompani ka shprehur angazhimin e saj edhe për tramvajin e Tiranës.

Përgjigja kineze ndaj deklaratave të Kryeministrit për Shqipërinë që përballon me sukses krizën botërore ishte dinjitoze: “Shqipëria është një vend i vogël, por shumë i njohur në Kinë”.

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Doli nga botimi libri per femij <strong><em>&quot;Prrallat e fundit&quot;</em></strong>. Ha,ha,ha.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.