Të gjithë kundër kësaj kopertine. Mister “pse”-ja!

Ballinat e revistave synojnë të të zbavisin, informojnë, ngrenë zërin, ose, në rastin e numrit të 1 gushtit të Rolling Stone, të të mllefosin. Mijëra fansa e shanë me lloj lloj fjalësh, ose minimalisht e quajtën “e shpifur” këtë ballinë, thjesht sepse në të ishte fotoja e të prezumuarit për terrorist, i dyshuar për shpërthimet në maratonën e Bostonit, Tsarnaev Dzhokhar, i cili javën e kaluar u vetëdeklarua jo fajtor për akuzat. Djali mund të përballet me dënimin me vdekje nëse gjendet fajtor për sulmin e prillit.
Kryebashkiaku i Bostonit e ka quajtur “krejtësisht e shpifur” kopertinën, ndërsa një zinxhir dyqanesh ka informuar se nuk do ta lejojë në tezgat e veta revistën. Ankesat e publikut online ka qenë se “mostra” është trajtuar si një rockstar!! Në fakt, është e njëjta foto e përdorur dhe nga NY Times dh eWashngton Post për të ilustruar ngjarjen.
Vetë shkrimi flet për këtë si "një rast të trishtueshëm që të copëton zemrën se si një fëmijë simpatik e me një të ardhme të ndritshme u bë një përbindësh”. Por, kjo nuk u intereson blogersitave, që po e anatemojnë shumë keq kopertinën pa pasë lexuar akoma artikullin që del në gusht.
k.c.
Comments
Pavaresisht reagimit jam i
<p> </p><p>Pavaresisht reagimit jam i sigurte qe te gjithe e kane lexuar :)</p>
Add new comment