Arkiv-Lajme

Huffpost.com: Ballkani (dhe Shqipëria e Kosova) në sytë e një “turisti” amerikan

Postuar në 17 Korrik, 2013 15:30

“Zagrebi është alamet qyteti, plot me histori; do të ishte mirë të rrinim ca më shumë në atë qytet, por agjenda nuk na lejonte”, thotë në shkrimin e vet të publikuar dje në huffpost.com autori Stewart A. Swerdlow. Ky i fundit ka bërë një udhëtim në Ballkan. S’ka qenë vetëm. Kanë qenë një grup e kanë udhëtuar me makinë nëpër rrugët e gadishullit tonë.

Një dritëzë (e rastësishme) mbi realitetin e shoqatave të grave

Postuar në 17 Korrik, 2013 15:28

Sot, disa gazeta (Tema, Shqiptarja.com dhe Panorama) kanë sjellë në vëmëndje një ngjarje thuajse banale – sherrin mes një drejtueseje të një shoqate grash (Sevim Arbana, majtas në foto) dhe atë të një punonjëseje të saj (Manjola Stefani, djathtas në foto).

Ngjarja, mori përmasa, sepse 2 gratë kanë akuzuar njëra-tjetrën për dhunë, ndërsa janë një shoqatë që supozohet të mbrojë gratë nga dhuna (Në Dobi të Gruas Shqiptare).

Reagimi i Znj. Arbana ka qenë mjaft agresiv, dhe sipas Temës ka thënë:

Një histori e pabesueshme nga Rripi i Gazës. Që ka për personazh një doktor

Postuar në 17 Korrik, 2013 14:30

Izzeldin Abuelaish është një doktor palestinez, gjinekolog, 57 vjeç, mysliman praktikant, ka shkruar një libër që është përkthyer në 23 gjuhë të botës. Libri titullohet “Unë nuk do të urrej”, dhe ka natyrë autobiografike. Libri është një best-seller ndërkombëtar. Obama e ka cilësuar Abuelaish-in një shembull për të tjerët në Palestinë. Parlamenti belg e ka cilësuar Martin Luther King-un e Lindjes së Mesme. Të tjerë e kanë zgjedhur disa herë si kandidat për çmimin Nobel për Paqen.

Mbretëresha “vulos” martesat gej. Tashmë Britania u njeh të njëjtat të drejta si çifteve hetero

Postuar në 17 Korrik, 2013 13:22

Britania ka miratuar përfundimisht ligjin, i cili i hap dritën jeshile martesave mes personave të të njëjtit seks. Vetë Mbretëresha Elizabeth I ka dhënë viston ligjit aq fort të mbështetur nga qeveria e David Cameron.

FMN dhe BB në Shqipëri, lojë politike mbi autorësinë e ftesës: Rama, e kam thirrur unë; Fullani, e ka thirrur Bode!...

Postuar në 17 Korrik, 2013 11:46

Duke nisur prej ditës së sotme, deri më 19 korrik, një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të shikojë nga afër gjendjen financiare të vendit, dhe më pas do të vendosë për të pasur një mision të plotë vlerësimi në muajt tetor dhe nëntor. Po kështu pas pak ditësh vinë në Tiranë edhe përfaqësues të Bankës Botërore.

Rama po ndërton një kredo jashtë vendit, por thelbi i suksesit do të jetë këtu brenda

Postuar në 17 Korrik, 2013 11:22

Lajme të vogla, por që krijojnë njëlloj optimizmi për qeverisjen e ardhëshme të Ramës.

Gjermanët të vendosur t’i shkojnë deri në fund hetimeve mbi Prizm. Merkel, di më shumë se pranon

Postuar në 17 Korrik, 2013 10:45

Komisioni parlamentar i Bundestagut, që mbikqyr aktivitetet e shërbimeve të fshehta, kërkon të mësojë se çfarë dinte qeveria gjermane për aktivitetet e NSA-së në Gjermani. Por mundësitë e tij janë të kufizuara, njofton DW.

Komuniteti i kulturës kundër ndërtimit në Prezë, Drejtori që duhet t’i mbrojë monumentet, Apollon Baçe, del pro

Postuar në 17 Korrik, 2013 10:05

Leja e ndërtimit dhënë vjehrrit të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, për të ndërtuar në afërsi të mureve të Kalasë së Prezës do t'i drejtohet Prokurorisë në shtator, ka thënë Artan Lame, sipas të cilit leja është dhënë në kundërshtim të plotë me ligjin për trashëgiminë kulturore. 

Lubonja analizon “hipokrizinë e guximshme” të liderëve shqiptarë në lidhje me rastin Haradinaj, dhe skizofreninë e njerëzve në glorifikimin e "heronjve"

Postuar në 17 Korrik, 2013 09:13

Fatos Lubonja në një shkrim për revistën “Sudosteuropa Mittelungen” të titulluar “Nën qiellin e Europës” (sjellë në shqip nga Panorama) flet për faktorin “Haradinaj”. Ai citon rresht përnderimet e krerëve të shtetit, Nishani, Berisha dhe Rama ndaj kontributit të vyer të Haradinajt, në vizitën që ky pati në dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë pasi u la i lirë nga Tribunali i Hagës.

Krimi urbanistik në Shqipëri, përmes syve të Der Standard

Postuar në 17 Korrik, 2013 08:31

Gazeta e njohur austriake Der Standard ka publikuar një shkrim për Shqipërinë, me autore Adelheid Wölfl. Shkrimi nuk thotë asgjë që nuk e dimë, por, na ndihmon që të shohim “traun” në syrin tonë që nuk e vlerësojmë më, përderisa e kemi përditë parasyve.  Shkrimi i saj i titulluar “Dhomat shqiptare pa pamje”, përkthyer e botuar nga Dita, flet për krimin urbanistik në Shqipëri. Po e riprodhojmë të plotë:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme