Arkiv-Lajme

Braçe: Po ristanizohet KQZ, Berisha po i vë zjarrin vendit. Bogdani dhe Bylykbashi: Leksion horrave të zgjedhjeve!...

Postuar në 19 Korrik, 2013 12:36

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të hapur kutitë në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës. Braçe tha se po ristanizohet KQZ dhe Berisha po ndryshon rezultatin në tavolinë siç bëri në vitin 2011.

Nikolin Jaka: Olldashi, një ministër-pasha, i korruptuar, që pasi humbi bashkinë, sërish u kthye ministër

Postuar në 19 Korrik, 2013 11:55

Sukseset e qeverisë Berisha në luftën kundër korrupsionit përsa u përket figurave të larta, kandidati për postin e kryetarit të PD, Sokol Olldashi, i reduktoi me ish zëvendësin e tij në Ministrinë e Transporteve të arrestuar për korrupsion. Por një deklaratë e tillë e bërë në Top Story në Top Chanel, ka lënduar Nikolin Jakën, që aktualisht është kreu i Dhomës së Tregtisë së Tiranës. Në një kanal tjetër televiziv,  në Ora Neës, Jaka ka thënë se në ka ministër më të korruptuar në qeverinë Berisha, ai është Olldashi.

Scalfari i thotë Berlusconi-t: “Largoje Alfanon nga qeveria! Është për të mirën tënde”

Postuar në 19 Korrik, 2013 10:46

Eugenio Scalfari, një publicist i njohur italian, ka shkruar një artikull lidhur me ngjarjen që ka zënë për ditë të tëra faqet  e para të gazetave përtej Adriatikut. Dhe kërkon dorëheqjen e  zv.kryeministrit Alfano (njëkohësisht, ministër i brendshëm) për faktin që kazakistanezja Alma Shalabayeva, gruaja e një disidenti politik, tok me vajzën e vet të vogël, u janë dorëzuar autoriteteve të regjimit despotik të Kazakistanit. Dhe tani, nuk dihet se ç’fat do kenë nënë e bijë në regjimin e Nursultan Nazarbayev-it.

Shqipëria turistike, çuditërisht, Durrësi më i preferuar për CNN, si një nga “qoshet” më me diell dhe më me histori të kontinentit

Postuar në 19 Korrik, 2013 10:34

Nga Durrësi deri në jug, Shqipëria ia del edhe këtë herë të jetë në klasifikime turizmi, shkruan sot Shqiptarja.com, duke iu referuar një shkrimi-guidë të CNN në rubrikën “Tavell”, ku u sugjerohen turistëve 8 qytete të pazbuluara në Europën Lindore.  Durrësi renditet i gjashti në CNN.

Milva Ekonomi: Deri tani INSTAT ka qenë një kuzhinë e keqe e qeverisë, shqiptarët dinë pak nga ato që ndodhin në të vërtetë

Postuar në 19 Korrik, 2013 08:19

Në një intervistë për Shqip, ish-drejtoresha e INSTAT-it, Milva Ekonomi, thotë  se në kushtet që po kalon Shqipëria, statistikat marrin rëndësi të dorës së parë, por jo vetëm në aspektin e publikimit në kohë të të dhënave, por ato duhet të jenë më cilësore. Sipas saj, deri tani INSTAT ka qenë një kuzhinë e keqe e qeverisë, duke servirur ccfarë ka dashur dhe si ka dashur ajo.

“Zullum” tjetër i ministrit të Mbrojtjes; Arben Imami liron 73 oficerë, sipas tij, “të kuq”

Postuar në 19 Korrik, 2013 08:00

Më i përfoluri, më i anatemuari ministër i qeverisë Berisha për korrupsion dhe abuzime  me detyrën, pa dyshim që ka qenë ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i cili, në ikje e sipër, vazhdon të bëjë endé zullume. Në fakt, Arben Imami, me mburojë shefin e tij Berishën, me brutalitetin, skandalet e pa fund, e ka treguar dhe po tregon se nuk njeh ligj, nuk njeh rregull kur është fjala për babëzi në favor të tij, shefit apo njerëzve që ka mbajtur dhe po mbanë peng shtetin.

Ceka, xhentelmen dhe korrekt, shoqëron Ramën gjatë takimeve në Itali pa i përmendur “veshin” proverbial të të birit

Postuar në 19 Korrik, 2013 07:09

Panorama e sotme boton një prononcim të ambasadorit shqiptar në Itali, Neritan Ceka, i cili bën të ditur se ka shoqëruar kryeministrin e ardhshëm, Edi Rama, në takimet që ka zhvilluar në Itali. Ceka, në shenjën e një xhentelmeni dhe zyrtari korrekt, e ka shoqëruar Ramën pavarësisht letrës pa përgjigje që i ka dërguar atij për incidentin proverbial të “veshit” të të birit dhe që në këtë rast nuk është përmendur fare.

KQZ: “Do rinumërojmë votat e Lezhës”. PS: “Po ndryshojnë votat në Lundër”

Postuar në 19 Korrik, 2013 05:24

“Dhjetë kutitë e hapura [në qarkun e Lezhës] dëshmuan se atje kishte devijim të dukshëm të votave”, tha në një moment të mbledhjes anëtari i KQZ-së, Klement Zguri. Pas tij ndërhyri Shtjefni: “Tani na ka rezultuar se numëruesit kanë devijuar vullnetin e votuesve dhe para këtij fenomeni askush s’ka të drejtë të kundërshtojë.

Në garë janë vetëm Basha e Olldashi. “Dhe Zeni”, thotë Dita që publikon një sms të tijën dërguar Keltis Krujës

Postuar në 19 Korrik, 2013 05:01

Urdhëri i Berishës për të mos marrë pjesë e për të mos ndikuar në garën për kreun e PD-së u ka mbyllur gojën jo vetëm eksponentëve të kësaj partie, por dhe gazetarëve dhe analistëve të së djathtës. Dhe kur kanë folur, e kanë bërë me kujdesin për të qenë të balancuar e të paanshëm. Nuk janë rreshtuar në favor të Bashës apo të Olldashit. E shumta, thotë Habjon Hasani në një shkrim të tijin, “janë disa editoriale ku përgëzohet e promovohet Basha, që sillet si holandez (duhet ta ketë mbi të gjitha me një shkrim të Artur Zhejit.

Idrizi, Buzhala e Baze thonë të tyren lidhur me shkrimin e Lubonjës

Postuar në 19 Korrik, 2013 04:47

Debati që ka provokuar shkrimi i fundit i Lubonjës me titull ‘Nën qiellin e Europës’, publikuar fillimisht në revistën SUDOSTEUROPA Mittelungen, e pastaj në Panorama, ka provokuar reagime të shumta në Prishtinë e në Tiranë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme