KQZ: “Do rinumërojmë votat e Lezhës”. PS: “Po ndryshojnë votat në Lundër”

Postuar në 19 Korrik, 2013 05:24

“Dhjetë kutitë e hapura [në qarkun e Lezhës] dëshmuan se atje kishte devijim të dukshëm të votave”, tha në një moment të mbledhjes anëtari i KQZ-së, Klement Zguri. Pas tij ndërhyri Shtjefni: “Tani na ka rezultuar se numëruesit kanë devijuar vullnetin e votuesve dhe para këtij fenomeni askush s’ka të drejtë të kundërshtojë. Në një vlerësim të parë, isha unë që ajo thashë se nuk është nevoja për të rinumëruar votat, por është e rëndësishme që meqë ndodhemi para këtij fakti, të provojmë se nuk bëhej lojë me votën.” Dhe pas kësaj, procesi i ankimimit në këtë institucion mori një kthesë të fortë. KQZ-ja ka marrë vendimin që të rinumërohen votat në të gjithë qarkun.

Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Gjonçaj deklaroi më pas: “KQZ vendosi të hapë të gjitha kutitë e votimit të qarkut të Lezhës, një veprim absurd, i pabazuar në ligj, në kundërshtim me të gjithë eksperiencën e derisotme në procesin zgjedhor. Mesa duket interesi i tyre është që të bëjnë pis procesin zgjedhor. Në 2011-ën kjo KQZ ndryshoi në tavolinë mandatin e Tiranës. Atëherë diferenca ishte e ngushtë. Ne jemi në dyshime serioze se kjo procedurë, përveç zgjatjes së shpalljes së rezultatit, bëhet për të siguruar një rezultat të ndryshëm nga ai që është votuar në këtë qark. Ne kemi dyshime serioze që ky proces vazhdon të përsërisë 2011-ën e deformimit të votës.”

Sipas Temës, Gjonçaj kish thënë gjatë debatit në KQZ, se “në Lundër, ku janë vendosur kutitë e votimit të gjithë vendit, janë ndryshuar votat dhe KQZ tani po i numëron ato”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

“në Lundër, ku janë vendosur kutitë e votimit të gjithë vendit, janë ndryshuar votat dhe KQZ tani po i numëron ato”.

tashti fillon puna e gjyshit plak me antiplumb!!mos u mërzisni se si lezha do të gjenden të tjera dhe deri në shtator si dihet kush del fitues!!??

tërë lojërat e tij për dorëheqje e zgjedhje kryetari janë shashkat e tij!!rama le të vazhdojë udhëtimet o pushimet me të dashurin e ri,metën!!gallata fillon në shtator!!

Submitted by burbuqja (not verified) on

ha ha ha ha!

Partia socialiste deshi mandatin e 84-te, dhe tani po  del si ajo historia e vjeter qe thuhet se "shkoi per lesh e erdh i rruar" !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.