Scalfari i thotë Berlusconi-t: “Largoje Alfanon nga qeveria! Është për të mirën tënde”

Postuar në 19 Korrik, 2013 10:46

Eugenio Scalfari, një publicist i njohur italian, ka shkruar një artikull lidhur me ngjarjen që ka zënë për ditë të tëra faqet  e para të gazetave përtej Adriatikut. Dhe kërkon dorëheqjen e  zv.kryeministrit Alfano (njëkohësisht, ministër i brendshëm) për faktin që kazakistanezja Alma Shalabayeva, gruaja e një disidenti politik, tok me vajzën e vet të vogël, u janë dorëzuar autoriteteve të regjimit despotik të Kazakistanit. Dhe tani, nuk dihet se ç’fat do kenë nënë e bijë në regjimin e Nursultan Nazarbayev-it. Për këtë arsye, një numër deputetësh i kanë bërë mocion mosbesimi, i cili në Senat nuk mori dot sot votat e nevojshme.

Në shkrimin e tij bie në sy pjesa ku Scalfari i sugjeron Berlusconit ta largojë Alfanon nga qeveria, ose t’i kërkojë të japë dorëheqjen, dhe këtë duhet ta bëjë për të mirën e tij, që në këtë rast (rast i rrallë) përkon me të mirën publike.

“Janë bërë 40 vjet që e njoh Berlusconin. Nuk kemi qenë kurrë miq, pasi na ndanin shumë gjëra, interesa e vlera humane. Por jemi njohur. Kuptohet, deri në momentin që u fut në politikë. Pas këtij momenti, nuk e kam takuar më”, thotë ai fillimisht, duke përgatitur terrenin për t’i bërë sugjerimin: “Interesat e Berlusconit në këtë moment, interesat e tij private, personale, duhet t’i këshillojnë që ta zëvendësojë Alfanon me një tjetër”.

Shkrimi i plotë, për ata që dinë italisht, është në linkun e Republica-s: http://www.repubblica.it/politica/2013/07/19/news/quel_ministro_non_pu_restare_al_suo_posto-63278056/?ref=HRER3-1

Në foto nga e majta në të djathtë: ministri i brenshëm Alfano, kryeministri Letta, e ministrja e jashtme Bonnino

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Bravo Redaksia "kazakistanezja Alma Shalabayeva"!!!

Në gjuhën shqipe thuhet kazak/e - kazaku/ja!!

Apo kishit ndërmend të imitonit La Russa-n!

Meqë ra fjala: Zoti e ruajtë shqipen nga shqiptarët sikur thoshte ai sqimatari i shqipes (Konica)!!!

Submitted by Titi (not verified) on

Per dijeni ''korierit'' qe e keni punesuar: nuk i thuhet -kazikastanezja- por -kazakja. Mjere kjo gjuhe qe si femijet ashtu edhe te rriturit po e bastardojne ne kulm.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.