Arkiv-Lajme
Lotaria Kombëtare dhe “ngjyrosja e karburanteve” anullohen të parat, thotë Ilir Beqja
Jo rrallëherë në opozitë, Partia Socialiste ka deklaruar se filan konçesion apo fistëk liçensë do të anullohej sapo e majta të vinte në pushtet. Herë të tjera ka deklaruar se do të kishte një proces “kontrolli e rishikimi”, duke lënë të kuptohej edhe një nuancë tërheqjeje nga vendosmëria e mëparshme. Por të paktën dy konçesione, sipas një pohimi të koordinatorit socialist për programin e përbashkët qeverisës PS-LSI, Ilir Beqjes, e kanë marrë qysh tani vulën e anullimit.
KQZ rinumëron Lezhën. LSI: Kush deformon zgjedhjet, para ligjit. PD po përpiqet të heqë vëmendjen nga problemet e saj, thotë Kodheli
E majta është në avantazh në kutitë që po rinumërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Qarkun e Lezhës. Pavarësisht se dje u pretendua se kishte ndodhur një batërdi e vërtetë me votat, kutitë e para që po hapen sot po tregojnë se nuk ka pasur probleme. Deri tani është konfirmuar vetëm fakti se e majta ka më shumë vota se e djathta.
Mos qoftë e vërtetë ajo që flitet…megjithatë, ku del zë, s’është pa gjë: Kutitë e votimit në Lundër janë në duar të dy kushërinjve të parë të Sali Berishës
Shqetësimin se manipulimet e kutive dhe siguria që kanë anëtarët e mbetur të KQZ se rihapja e tyre do të siell ndryshime të rezultateve, e evidenton në numrin e sotëm e përditshmja “Sot”, duke shtuar se magazinat e kutive të votimit të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 në Lundër administrohen nga dy individë nga Tropoja, familjarë të afërt të Sali Berishës, raporton e përditshmja Sot. Kjo gazetë këtë fakt e ka denoncuar edhe më parë, që më datën 6.01.2013.
Islami thotë se fitoi pragmatizmi i LSI-së dhe se e majta përfitoi nga votuesit e lëkundur të PD-së
Tashmë deputeti (se si tingëllon!!) i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, ka hedhur një tezë tjetër pse e mjafta fitoi zgjedhjet e 23 qershorit. Duke dështuar në të gjitha parashikimet e tij para zgjedhjeve; pra, se PS-ja nuk i fitonte zgjedhjet as me LSI-në dhe as pa LSI-në, Islami duket se e ka gjetur arsyen kryesore pse e majta triumfoi bindshëm: Ka tërhequr votuesit e lëkundur për shkak të krizës ekonomike.
Krasniqi e quan gazetarin e Express-it “njeri me deformime fizike e mendore”; kundërpërgjigjet gazeta: “Gjuhë e Hitlerit”
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është përfshirë në debatin e ditëve të fundit midis analistit Fatos Lubonja dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Një debat të cilin e ndoqi edhe redaktori i gazetës Express në Kosovë, Arben Idrizi. Në reagimin e tij Krasniqi ka qenë tepër i ashpër ndaj gazetarit dhe aspak i denjë për pozicionin e lartë që mban, aq më tepër që ky sulm bëhet ndaj një gazetari: “Kjo që them vlen për intelektualin njeri, shkrimtarin e vërtetë dhe kjo nuk vlen për prodhimin njerëzor prej monstre.
KQZ-ja nis hapjen e kutive të Lezhës dhe Shkodrës. Celibashi: Vendim i paligjshëm; Gjata: Rrit transparencën e zgjedhjeve
Në një kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo ka nisur mbledhjen ku do të rinumërohen kutitë e votimit të Qarkut të Lezhës dhe Shkodrës, gazeta Panorama ka sjellë sot qëndrimin e dy ish kryetarëve të KQZ-së për çështjen. Ilirian Celibashi dhe Çlirim Gjata kanë dhënë këndvështrime të ndryshme në interpretimin e vendimit të KQZ-së për rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në këto dy qarqe. “Procedura e shqyrtimit është krejtësisht e paligjshme sepse nuk është kuorumi i kërkuar nga Kodi Zgjedhor për të zhvilluar një mbledhje KQZ-je për raste të tilla.
Haradinaj: Biseda plot cinizëm me Millosheviçin në Hagë dhe pse doja që Berisha të fitonte zgjedhjet
Ndërsa ditët e fundit është ndezur një debat për komentet e analistit dhe shkrimtarit, Fatos Lubonja mbi veprimtarinë e Ramush Haradinajt gjatë luftës së Kosovës, ky i fundit ka dhënë dje një intervistë për Ilva Taren në “Ora News”, duke zbuluar edhe një detaj interesant nga qëndrimi i tij në Hagë si i akuzuar për krime lufte. Haradinaj ka thënë se e ka parë dy herë Sllobodan Milosheviçin, me të cilin ka shkëmbyer këto fjalë: “Shkoja në sallonin e vizitave, duke pritur tek vendi i vizitës... ndërkohë pashë një person përballë. Ai më tha në anglisht: “Z. Haradinaj.
Mediat serbe mburrin Fatos Lubonjën, se ai është i sinqertë mbi ato që thotë për UÇK-në dhe Haradinajn
Komentet e analistit dhe shkrimtarit nga Shqipëria, Fatos Lubonja se "lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe udhëheqës të tjerë të UÇK-së janë vrasës” dhe se “elita politike në Shqipëri dhe Kosovë kanë mbyllur sytë para krimeve të UÇK-së”, kanë zënë vend në shumicën e mediave të Serbisë, shkruan Shqiptarja.com, duke i u referuar një lajmi të një gazete kosovare
Gazeta gjermane: Tani është vonë për t’u ndrequr, “parajsa e Jugut” është shkatërruar edhe me ndihmën e dhëndrit të Berishës
Gazetari Norbert Mappes-Niedik i gazetës së njohur në Gjermani, Frankfurter Rundschau, ka përgatitur një reportazh për Shqipërinë, duke theksuar se një parajsë në Mesdhe po shkatërrohet nga ndërtimet pa kriter. Sipas gazetarit, shkatërrimi i bregdetit të Jonit po bëhet edhe me ndihmën vetëmohuese të institucioneve ndërkombëtare, siç është Banka Botërore. “Përgjegjës për programin e Bankës Botërore është Jamarbër Malltezi, dhëndër i kryeministrit të larguar me votë, Sali Berisha.
Falimenton “motori” i Amerikës, qyteti i Detroitit. Shkak, kriza financiare, korrupsioni, krimi dhe rënia e numrit të popullsisë
Agjencitë më të rëndësishme botërore të informimit bëjnë të ditur se Qyteti i Detroitit, shtëpia e tre gjigandëve amerikane të prodhimit të automobilëve (GM, Ford dhe Chrysler), shpall falimentin. Prej kohësh qyteti i shtetit të Miçiganit kishte tentuar të shmangte një situatë të tillë. Një goditje e rëndë ishte edhe kriza e industrisë së automobilave e cila megjithatë u rimëkëmb, por prej vitesh Detroidi kishte luftuar kundër kolapsit financiar që e ka detyruar të marrë disa herë hua e që nga ana tjetër nuk kanë prodhuar rezultatet e pritura.