Mos qoftë e vërtetë ajo që flitet…megjithatë, ku del zë, s’është pa gjë: Kutitë e votimit në Lundër janë në duar të dy kushërinjve të parë të Sali Berishës

Postuar në 20 Korrik, 2013 05:33

Shqetësimin se manipulimet e kutive dhe siguria që kanë anëtarët e mbetur të KQZ se rihapja e tyre do të siell ndryshime të rezultateve, e  evidenton në numrin e sotëm e përditshmja “Sot”, duke shtuar se magazinat e kutive të votimit të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 në Lundër administrohen nga dy individë nga Tropoja, familjarë të afërt të Sali Berishës, raporton e përditshmja Sot. Kjo gazetë këtë fakt e ka denoncuar edhe më parë, që më datën 6.01.2013.

Zaim Metaliaj është magazinier i përgjithshëm, thuhet në shkrim, ai është nga Tropoja dhe është djali i tezes së kryeministrit Sali Berisha. Ky është një fakt që e dinë të gjithë njerëzit që punojnë tek Rezervat e Shtetit. Por Zaim Metaliaj nuk është i vetmi njeri i familjes, të cilin kryeministri Sali Berisha e ka caktuar në strukturën e zyrtarëve që kanë përgjegjësi direkte për vendin ku mbahen kutitë e votimit të 8 majit. Edhe vetë zv/drejtori i Rezervave të Shtetit, Ibrahim Berisha është djali i xhaxhait të kryeministrit.

Vetëm kryemagazinieri, djali i tezes së Sali Berishës, ka të drejtë të vendosë nëse do të preken apo jo kutitë e votimit, madje edhe nëse këtë e kërkon KQZ-ja. Pa lejen e tij nuk del nga magazinat asnjë kuti votimi, qoftë edhe nëse vendos Kolegji zgjedhor, shkruan në gazetë në fjalë.

Shkrimi i plotë në linkun: http://www.sot.com.al/politike/degjenerohet-procesi-zgjedhor-kush%C3%ABr...

Zh.

Comments

Submitted by ARRIVISTI PARTIAK (not verified) on

Zaim Metalia ka dy vjet qe eshte shpallur armik nga Sali Berisha dhe pati  dhene porosi "lart e poshte" se qe te izolohej. Keshtu qe po ja fusni kot dhe asgje nuk do te ndodh nga ato qe thoni ju. E vetmja gje eshte se ne Shkoder ka mundesi te ndryshoje ndonje mandat, pa rendesi per mazhorancen e sotme.

Qellimi i zotit Berisha nuk eshte ndryshimi i rezultatit, por te "vertetoje" se banditet i vodhen votat!

Edhe mund te ja kene vjedhur ca, por jo aq shume. Ata të  Berishes,  ishin te zene me pune(duke vjedhur lek) dhe nuk u kujtuan se te tjeret do ju vidhnei ndonje vote...

Hajnat dalin gjitheret e gjithandej te fituar!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.